I njëjti ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”, me dënim burgimi prej dy muajve, raporton teve1.info
29-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Në komunikatën e Policisë nuk janë dhënë detaje të tjera se si ka ndodhur më saktësisht ngjarja.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 08:40 në fshatin Komogllavë të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet V.D (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Mosdhënia e ndihmës’ me dënim burgimi prej dy ( 2 ) muajve”, thuhet në njoftim.