Është arrestuar të hënën në Prishtinë një 24 – vjeçar i dyshuar për përfshirje në shtatë raste të vjedhjeve në muajt shkurt dhe mars të këtij i viti.
Sipas PK-së të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.
“ Dje rreth orës 14:00, nga hetuesit e Drejtorisë së policisë së Kryeqytetit është shqiptuar masa e arrestit ndaj të dyshuarit; A. C, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm për implikim në së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura në muajt shkurt dhe mars të këtij viti. Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes”, thuhet nga Policia e Kosovës.