Policia bën të ditur se para dy ditësh, ankuesi kishte raportuar se pas një postimi në Facebook, ka pranuar mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur, përcjell teve1.info
“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Që nga dita e raportimit, hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme, kanë punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit, dhe të njëjtit kanë identifikuar dhe siguruar prezencën e të dyshuarit; E.B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa hetuesit po punojnë në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar. /Teve1.info/