Të dyshuarve gjatë kontrollit u janë gjetur e konfiskuar, një sasi e vogel me substancë narkotike marihuanë dhe një mulli për bluarje, raporton teve1.info
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike marihuanë dhe një mulli për bluarjen e saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.







