Tre persona janë arrestuar në lidhje me një rast vjedhjeje që ka ndodhur më 2 shkurt në fshatin Marec të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimet janë kryer më 7 shkurt, pas zhvillimit të hetimeve lidhur me rastin. Sipas njoftimit, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë vepër penale.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.







