Njësia antidrogë e Policisë së Kosovës, ka arrestuar edhe dy persona në kuadër të operacionit “Golfi”.
Sipas PK-së të dyshuarit që ndodheshin në arrati janë lokalizuar të martën.
“Gjatë një operacioni taktik sot reth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes “, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info
Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë ku ishin të strehuar të arrestuarit janë gjetur, një revole me një karikator dhe 16 fishek, tre karikator të armës AK-47, një lidhëse e Trombllonit, dy pajisje për pastrim të armës, si dhe një qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhan me peshë 6.4 gramë.
Sipas PK-së në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të renda ku me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Një ditë më parë PK ka zhvilluar një aksion kundër drogës, i cili ka rezultuar me arrestimin e disa personave në Prishtinë dhe sekuestrimin e një sasie të drogës.