Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët më 15 mars kishin tentuar të kryenin vjedhje në një market në rrugën “Pajazit Islami”në Fushë Kosovë.
Në mesin e të arrestuarave janë edhe dy persona nën 18 vjet: A. M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Të arrestuarit dyshohen se janë të përfshirë edhe në tri raste të ngjashme.