TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestohen në Rinas 3 të rinj nga Kosova, tentuan të kalojnë me dokumente të falsifikuara

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arrestohen në Rinas 3 të rinj nga Kosova, tentuan të kalojnë me dokumente të falsifikuara

Gjithashtu, u shpall në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasi E. H., 20 vjeç, nga Kosova, rezident në Gjermani, i cili kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, iu kishte siguruar lejet  e qëndrimit dhe vulat në pasaporta tre të dyshuarve nga Kosova.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Rinasit, kontrolle të shtuara duke përdorur teknologjinë bashkëkohore me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, të falsifikimit të dokumenteve.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas kosovarë, të cilët tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Shpallet në kërkim edhe shtetasi që kishte  siguruar dokumentet e falsifikuara, shtetasve të arrestuar, kundrejt pagesës së shumave të konsiderueshme.

Sekuestrohen tre leje qëndrimi gjermane, të falsifikuara.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare  kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– L.I, 24 vjeç, Sh.H, 26 vjeç dhe P.A.,27 vjeç, të tre nga Kosova.

Gjithashtu, u shpall në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasi E. H., 20 vjeç, nga Kosova, rezident në Gjermani.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas janë paraqitur te sporteli policor në kabinat e daljes nga Republika e Shqipërisë, pasi do të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë, dhe te sporteli kanë paraqitur, lejet e qëndrimit për në Gjermani, dhe pasaporat e tyre të cilat kishin nga një vulë të Maqedonisë së Veriut.

Punonjësit e Policisë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për origjinalitetin e dokumenteve, kanë bërë bllokimin e tyre dhe pas verifikimeve të bëra, në laboratorin e Policisë Kufitare, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë disponon Policia Kufitare, rezultoi se lejet e qëndrimit dhe vulat, ishin të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. H., rezident në Gjermani, i cili kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, iu kishte siguruar lejet  e qëndrimit dhe vulat në pasaporta, këtyre shtetasve.

Materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia belge bastis zyrat e Komisionit të BE-së

Policia belge bastis zyrat e Komisionit të BE-së

Siria merr kontrollin e bazës al-Tanf pas tërheqjes së trupave amerikane

Siria merr kontrollin e bazës al-Tanf pas tërheqjes së trupave amerikane

Rusia bllokon WhatsApp-in, promovon alternativën e mbështetur nga shteti

Rusia bllokon WhatsApp-in, promovon alternativën e mbështetur nga shteti

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Lufta ishte legjitime

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Lufta ishte legjitime

Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

Mbrojtja e Selimit flet për Adem Jasharin

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Hargreaves pret angazhim të Qeverisë së re në dialogun me Serbinë

Hargreaves pret angazhim të Qeverisë së re në dialogun me Serbinë

Policia belge bastis zyrat e Komisionit të BE-së

Policia belge bastis zyrat e Komisionit të BE-së

Policia në Mitrovicë me fushatë sensibilizuese “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq”

Policia në Mitrovicë me fushatë sensibilizuese “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën