Katër persona janë arrestuar në fshatin Lupç i Epërm në Podujevë pasi dyshohet se janë përfshirë një rrahje mes vete.
Të arrestuarit sipas Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime trupore.
Ata me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejmë mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, ka njoftuar policia.










