Policia e Kosovës ka arrestuar dhe më pas me urdhër të prokurorit ka liruar të dy mitur në Suharekë, të cilët kishin vjedhur një televizor në një shkollë në Suharekë.
Sipas PK-së, televizori është gjetur tek të dyshuarit dhe më i është kthyre shkollës.
Të arrestuar të lindur në vitin 2009, sipas policisë janë intervistuar në prani të avokatit e më pas me urdhër të prokurorit janë liruar.
“Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit ka qenë te përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.11..2023, në rrugën “Xhavit Syla” në Suhareke, ku ne një shkollë te dyshuarit kishin vjedhur një televizor,televizori i është gjetur tek të dyshuarit si dhe ju është kthyer shkollës .Të njëjti janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në komunikatë.
Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon të hetohet./teve1.info/