Të martën në rrugën ‘’Ismajl Raka’’ në Kaçanik, policia ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës J.L (M/K) i moshës 26 vjeçar.
Përmes një njoftimi për media, policia ka njoftuar se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve, përcjellë teve1.info.
Ndërsa, Xh.L është arrestuar në Pikën Kufitare Hani Elezit ,
“Ndërsa, në ora 21:25 në Pikën Kufitare Hani Elezit është ndaluar e më pas është arrestuar nga policët e stacionit të Hani Elezit personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës XH.L (M/K) i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kalimi i paautorizuar i kufirit ’’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, apo 300 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacioneve, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.