Dy persona janë arrestuar pasi që njëri nga të dyshuarit i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër, në mënyrë që ta kryente vrasjen e një personit, ose t`i shkaktonte dëme të mëdha.
Rasti ka ndodhur në muajin tetor-nëntor të vitit 2023 në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë Tetor-Nëntor 2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/