Dy persona në Vuçë të Leposaviqit janë arrestuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Policisë së Kosovës gjatë një kontrolli në shtëpitë e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë, fishekë dhe dy thika.
“Më datë 9 Mars 2025, në Stacionin Policor Leposaviq është raportuar një rast kanosje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vuçë, ku ankuesi është kanosur nga i dyshuari G.K. 54 vjeç.Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si dhe të vëllait të tij R.K 52 vjeç ka gjetur dhe sekuestruar: një pushkë me tytë të gjatë (karabinë),126 fishekë të kalibrit 11.53 mm, 229 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një bajonetë (thikë pushke) me gjatësi 37 cm, një thikë me gjatësi 23 cm”,thuhet nga Policia e Kosovës.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policorë ku i dyshuari G.K., në prezencën e avokatit ka ushtruar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.
Ndërsa i dyshuari R.K. është liruar në procedurë të rregullt.