TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestohen disa persona falë bashkëpunimit policor ndërkombëtar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Arrestohen të dyshuarit që dëmtuan sallën në Pallatin e Rinisë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim ndërkombëtar me shtetet tjera, ka realizuar me sukses disa ekstradime, transfere dhe depërtime të personave të ndryshëm që kanë rënë ndesh me ligjin.

Teksa në vazhdim të komunikatës, bëhet e ditur se për çka dhe ku janë kryer operacionet me sukses, në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, gjatë periudhës së fundit e mbështetur edhe nga njësitet tjera policore, ka realizuar me sukses disa ekstradime, transfere dhe depërtime të personave të ndryshëm që kanë rënë ndash me ligjin”, thuhet në komunikatë.

-Më datë 13.09.2023, është ekstraduar nga Shqipëria, personi me inicialet A.K., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.

-Më datë 15.09.2023, është ekstraduar nga Gjermania, personi me inicialet L.T., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vrasje”.

-Më datë 18.09.2023, është realizuar një depërtim të një shtetasi Spanjoll, i cili  ka qëndruar në RKS  pa asnjë dokument. Ky depërtim është realizuar me ndërmjetësimin e Shqipërisë.

-Më datë 19.09.2023, është kryer transferi i personit të dënuar nga Italia në Kosovë. Personi i transferuar me inicialet H.I., qytetar i RKS,  i dënuar me 22 vite burgim nga Italia për veprën ‘Trafikim me narkotik’, tani do të kalojë pjesën e mbetur të vuajtjes së dënimit në burgjet e Kosovës.

-Më datë 22.09.2023, pas koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve reciproke, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në Podgoricë personin e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar me inicialet M.K., qytetar i RKS i nacionalitetit serb, i kërkuar nga autoritetet tona për veprën penale “Krime Lufte”. Personi i arrestuar është në proces të ekstradimit nga Mali i zi në Kosovë sipas procedurave ligjore.

-Më datë 26.09.2023, është ekstraduar nga Mali i zi personi me inicialet SH.P., qytetar i RKS , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rendë”.

-Më datë 28. 09.2023, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet A.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Nisin hetimet për manipulim me vota edhe në Podujevë

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

ZRrE: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

Haxhiu: Marrëveshja e Ohrit nuk kalon për PDK-në, sanksionet do të largohen me negocim

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Nisin hetimet për manipulim me vota edhe në Podujevë

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

ZRrE: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora

Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora

Gruda kthehet në Bundesligë, huazohet te Leipzigu

Gruda kthehet në Bundesligë, huazohet te Leipzigu

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Brenda katër vjetëve u lindën mbi 100 mijë fëmijë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën