TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Arrestime për prostitucion e keqtrajtim të fëmijëve, polica jep detaje për planin operativ ‘Pranvera 2025’

nga tëvë1
5 orë më parë
0
A A
Arrestime për prostitucion e keqtrajtim të fëmijëve, polica jep detaje për planin operativ ‘Pranvera 2025’

Dhjetëra të arrestuar për keqpërdorim të fëmijëve dhe marrje për prostitucion, mbyllja e disa lokaleve të muzikës dhe mesazhe, është rezultati i planit operativ ‘Pranvera 2025’, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në mesin e personave të arrestuar ka edhe shtetas të huaj.

Ky plan është realizuar në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të EMPACT, të organizuar nga JAD SEE, ku marrin pjesë shtetet si: Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia etj.si dhe përfaqësues nga EU4FAST, EUROPOL, INTERPOL dhe FRONTEX, në periudhën kohore 02.06.2025 – 07.02.2025,ka realizuar planin operativ ‘Pranvera 2025’.

Komunikata e plotë e policisë:

Gjatë këtij plani operativ janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që përfshin:operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit dhe operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (muzikë live) dhe qendrave të masazhit, po ashtu dhe plan taktik lidhur me eskorta.

Operacionet policore të realizuara në periudhën e lartcekur kanë rezultuar me ndërmarrjen e veprimeve dhe inicimin e rasteve dhe personave të përfshirë si në vijim:

Inspektimi/kontrollimi i 47 lokaleve (muzikëlive) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej:

  • 482 persona (352femra dhe 130 meshkuj),
  • prej tyre 204 shtetas të Kosovës,
  • 278 shtetas të huaj (264 Shqipërisë, 8 Serbisë, 5 Maqedonia e Veriut, 1 Mali i Zi),
  • Prej këtyre lokaleve të inspektuara 8 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT.

Inspektim i 67 qendrave të masazhit ku janë hasur gjithsej:

  • 149 persona (114 femra dhe 35 meshkuj),
  • 113 shtetas të Kosovës,
  • 36 shtetas të huaj (23të Shqipërisë,11 të Tajlandës,1 të Maqedonisësë Veriut, 1 i Malavisë),
  • nga lokalet qendra masazhi 22 janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e MINT.

Në kuadër të operacioneve të realizuara ka iniciuar rastet dhe ka ndërmarrë veprimet si në vijim:

Inicimi i 10 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar:

  • 10 femra të dyshuara
  • 5 shtetase kosovare
  • 5 shtetase të huaja (4 shtetase shqiptare, 1 shtetase e Maqedonisë së Veriut)
  • janë identifikuar 15 fëmijë lëmoshkërkues, prej tyre 8 kosovarë dhe 7 shtetas të huaj.
  • poashtu janë identifikuar edhe 3 raste të tjera të kërkim lëmoshës, të cilat i janë referuar stacionit policor kompetent për kundërvajtje.

Inicimi i 7 rasteve‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA, ku janë arrestuar:

  • 14 të dyshuar, prej tyre 7 meshkuj kosovarë dhe femra shtetase të huaja 3 nga Kolumbia, 2 nga Venezuela, 1 nga Brazili, 1 nga Turqia dhe janë referuar për trajtim sipas ligjit për të huaj edhe 7 femra shtetase të huaja (1 shtetase e Venezuelës, 5 të Kolumbisë, 1 turke).

Të gjithë të dyshuarit të përfshirë në rastet‘marrje me prostitucion’janë dërguar në gjykatë, ku iu është shqiptuar dënim me gjobë si dhe është lëshuar masë plotësuese dëbim nga territori i Kosovës si dhe ndalim hyrje në Territorin e Republikës së Kosovës për tri vjet.

Të gjitha punëtoreve të hasura duke punuar në lokale të muzikës dhe qendra masazhi, u është dhënë mundësia e deklarimit nëse ndonjëra nga to është viktimë e ndonjë forme të shfrytëzimit, mirëpo nuk ka rezultuar me ndonjë rast. Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 7 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.

Në kuadër të aktiviteteve gjatë këtij plani operativ është iniciuar edhe një rast për veprën penale ‘shfrytëzim i viktimave të trafikimit’, ku me këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar:

  • 4 persona meshkuj shtetas kosovarë sitë dyshuar.

Pas hetimeve operativo-hetimore është zbatuar urdhëresa e Prokurorisë Themelore në Gjilan për masa të veçanta hetimore e cila urdhëresë është zbatuar lidhur me dyshimetpër kryerjen e veprës penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ku është arrestuar një person mashkull kosovar. Viktima e rastit femër kosovare është strehuar në strehimore për viktima të dhunës.

Me respekt

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

Mbyllet Pishina e Gërmisë

Mbyllet Pishina e Gërmisë

Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet anëtare me të drejta të plota në EQAR

Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet anëtare me të drejta të plota në EQAR

Çka vendosi Gjykata për rastin e veteranëve?

Çka vendosi Gjykata për rastin e veteranëve?

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

Krasniqi takon të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar: Kriza institucionale po dëmton Kosovën

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Mbyllet Pishina e Gërmisë

Mbyllet Pishina e Gërmisë

Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet anëtare me të drejta të plota në EQAR

Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet anëtare me të drejta të plota në EQAR

Çka vendosi Gjykata për rastin e veteranëve?

Çka vendosi Gjykata për rastin e veteranëve?

Përballja në gjyq e vëllaut të Liridona Ademaj me Naim Murselin –  Krejt çka ndodhi në seancë?

Përballja në gjyq e vëllaut të Liridona Ademaj me Naim Murselin – Krejt çka ndodhi në seancë?

Osmani pritet të sqarojë deklaratën për Trumpin, pas akuzave të Grenellit

Osmani pritet të sqarojë deklaratën për Trumpin, pas akuzave të Grenellit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X