TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Armenia ia kthen Azerbajxhanit katër fshatra kufitare

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Armenia ia kthen Azerbajxhanit katër fshatra kufitare

Armenia ia ka kthyer Azerbajxhanit katër fshatra kufitare, të cilat i kishte marrë nën kontroll dekada më parë. Ky njoftim, që u konfirmua nga Armenia më 24 maj, shihet si një hap kyç drejt normalizimit të raporteve mes dy rivalëve të kamotshëm.

Vendimi ka nxitur protesta në Armeni, por paraqet një lëvizje të rëndësishme drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes, pasi bisedimet të ndërmjetësuara nga Rusia dhe shtetet perëndimore, për vite të tëra nuk kanë dhënë rezultate.

Dy shtetet e Kaukazit kanë zhvilluar dy luftëra, në vitet ’90 dhe më 2020, për kontrollin e rajonit të shkëputur të Nagrono-Karabakut.

Vitin e kaluar, Azerbajxhani e rimori këtë rajon përmes një ofensive të shpejtë, duke i dhënë fund sundimit prej tri dekadash nga armenët etnikë dhe duke bërë që më shumë se 100.000 banorë lokalë të largoheshin për në Armeni.

Humbja e Jerevanit nxiti mosmarrëveshje me aleaten historike, Rusinë, të cilën Armenia e akuzoi se ka dështuar që ta mbrojë nga kërcënimet e Azerbajxhanit, pavarësisht obligimeve të Moskës që dalin nga një traktat i sigurisë.

Pas muajsh të tensioneve diplomatike, Moska më 24 maj njoftoi se kishte thirrur ambasadorin e saj “për konsultime”. Ministria e Jashtme ruse nuk dha detaje për këtë vendim, i cili në diplomaci shihet si hap ekstrem që ndërmerret në rast kur dy shtete përkeqësojnë raportet, shkruan REL.

Forcat e sigurisë të Armenisë njoftuan më 24 maj se rojet kufitare kanë zënë pozicione të reja në lindje të shtetit, duke respektuar marrëveshjen e arritur për demarkimin e kufirit, që përfshin dorëzimin e kontrollit tek autoritetet azerbajxhanase të disa fshatrave.

Ndaras, zëvendëskryeministri i Azerbajxhanit, Shahin Mustafayevm njoftoi të premten se rojet kufitare azerbajxhanase kanë marrë kontrollin e katër vendbanimeve.

Në mars, kryeministri armen, Nikol Pashinian, u pajtua që të kthente te Azerbajxhani kontrollin e katër fshatrave të braktisura, të cilat Armenia i kishte marrë në vitet ’90, si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për paqe të qëndrueshme.

Tags: ArmeniaAzerbajxhanfshatra kufitare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

Arrestohet një person i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prizren

Bastisje në gjashtë lokacione në Mitrovicën e Jugut, policia arreston tre persona dhe konfiskon armë e para

Bastisje në gjashtë lokacione në Mitrovicën e Jugut, policia arreston tre persona dhe konfiskon armë e para

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Studimi: Mbi 9 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse ulet ndotja e ajrit

Sot Dita Botërore e Diabetit

Sot Dita Botërore e Diabetit

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën