Arlind Manxhuka, deri më tani zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, është emëruar si zëdhënës për media në Qeverinë “Kurti 3”.
Në vendimin e marrë, bëhet e ditur se Manxhuka do të mbajë gjithashtu edhe postin e Këshilltarit Politik në Zyrën e Kryeministrit.
Në vendim, theksohet se: “Kryeministri i Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr. 04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet Zëdhënës i Qeverisë, njëkohësisht duke mbajtur edhe pozitën e Këshilltarit Politik të Kryeministrit.”
Ndryshe, postin e Manxhukës deri në ardhjen e tij, e ka mbajtur Përparim Kryeziu, i cili është emëruar zëvendësministër i Arsimit./teve1.info/







