TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Arkitektët tregojnë pse u rrëzua kulmi i Komunës, Rama kërkon ekspertizë urgjente

nga teve1
22 Janar, 2024
0
A A
Deri të hënën nuk ofrohet asnjë shërbim në objektin e komunës në “Arbëri”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me arkitektët, Visar Geci e Gëzim Kastrati kanë bërë një analizë të çatisë së Komunës së Prishtinës, e cila u rrëzua gjatë javës nga era, duke lënë të lënduar një 23-vjeçare. Këta të fundit treguan në detaje për gabimet që janë bërë gjatë renovimit të çatisë.

I pari i kryeqytetit, fillimisht uroi shërim të shpejtë 23 vjeçarës së lënduar nga kulmi i çatisë së Komunës. Rama u shpreh para mediave të hënën se gjendja e saj është stabile, duke theksuar se është në kontakt me familjarët e saj.

“Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë.Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e saj…Problemi me kulmin ka qenë edhe më parë. Duhet ekspertizë urgjente e preliminare për të ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesës…Kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin e Gëzim Kastratin, që i kam parë si profesionistë që veprojnë jashtë Komunës për të analizuar e për të na dhënë një gjendje preliminare për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se sikur të mos merreshin masat urgjente pas rënies së kulmit, do të mund të kishte edhe djegie të objektit.

“Do të shohim edhe në objekte të tjera që mund të kenë probleme të tilla, të krijojmë struktura të reja që i analizojmë në numër më të madh të ndërtesave që janë pranuar teknikisht, të shohim a kemi problem masovik, apo problemi ekziston në disa pika të ndryshme”, ka shtuar kreu i Prishtinës.

Tutje Rama tha se rasti i njëjtë është përsëritur edhe në vitin 2017 duke e bërë kurioz të dinë se çfarë ka shkaktuar rënien e tij në një objekt të ri.

Përmes dy arkitektëve, siç tha Rama persona neutral që punojnë jashtë Prishtinës do të analizohen rrethanat dhe shkaqet e rastit.

Geci tha se puna e kryer në këtë objekt është bërë jashtë standardeve profesionale e në disa pjesë me materiale të dobëta.

“Vlerësimin e kemi bërë nga vendi i ngjarjes, normalisht se ne kemi kontaktuar edhe dy inxhinierë dhe jemi konsultuar me ta. Kulmi ka ra se nuk e ka strukturën të cilën do duhej ta ketë, dhe problemi më i madh ka qenë nuk është ekzekutuar ankerimi i binakeve të murit”, tha arkitekti Geci.

Po ashtu ata thanë se dritaret nuk ishin në vendin e duhur, e prej herës se kaluar punimet janë bërë vetëm shkel e shko. /EO/

Tags: perparim rama
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Vdes motoçiklisti 46-vjeçar nga një aksident në Llugagji të Lipjanit

Java e Policisë: 54 të arrestuar në operacione kundër krimit, mashtrimeve dhe dëmtimit të ambientit

Java e Policisë: 54 të arrestuar në operacione kundër krimit, mashtrimeve dhe dëmtimit të ambientit

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Vdes motoçiklisti 46-vjeçar nga një aksident në Llugagji të Lipjanit

Java e Policisë: 54 të arrestuar në operacione kundër krimit, mashtrimeve dhe dëmtimit të ambientit

Java e Policisë: 54 të arrestuar në operacione kundër krimit, mashtrimeve dhe dëmtimit të ambientit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X