TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arifi thotë se vendimin për shpalljen e dy organizatave si terroriste ose do të tërhiqet ose s’do të zbatohet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arifi thotë se vendimin për shpalljen e dy organizatave si terroriste ose do të tërhiqet ose s’do të zbatohet

Qeveria e Kosovës javën e kaluar shpalli dy formacionet ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si  organizata terroriste.

Por, ky vendim i Qeverisë Kurti po vlerësohet si i gabuar nga politologu, Dritëro Arifi.

“Me shpalljen e dy organizatave terroriste është bërë nja gabim fundamental dhe amatoresk, si në aspektin politik, diplomatik, por edhe të sigurisë. Ne s’po e kuptojmë që ne e kemi dëmtuar aspektin e sigurisë jo vetëm në Kosovës, por edhe jashtë Kosovës. Prandaj edhe këshillat e partnerëve tanë janë pak më të ashpra kësaj radhe për ne sepse ne nuk kemi punuar me çështjet politike, por kemi shkuar me çështjet policore”, theksoi Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Më tej ai tha se  vendimin për shpalljen e dy organizatave si terroriste ose do të tërhiqet ose s’do të zbatohet.

“Po e themi shkurt e shqip, Qeveria ka gënjyer kur ka thënë që ka pasur koordinim (me ndërkombëtarët), s’ka pasur… Qeveria është demantuar keq… Tash po e shpjegoj pse është gabim. Ato organizata kush i financon? Kush ua mban atyre logjistikën? Serbia. E si mund të shkosh në dialog me Serbinë, një shtet që e financon terrorizmin. Kjo është absurde. Ne po shkojmë në absurditet. Domethënë dialogu e humb kuptimin. Ose do e kthejnë vendimin mbrapsht, ose s’do të bëjnë asgjë hiq”, deklaroi Arifi.

Më tej, Arifi vlerësoi që janë vetëm dy opsione për shtensionim të situatës në veri.

“Tani për momentin janë dy opsione në veri, ose duhet të bëjnë politike të mençur duke e zgjedhur problemin me dialog, ose me dhunë. E Kosova s’po e bën as të parën e as të dytën”, shtoi tutje Arifi.

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, në territorin e Kosovës kanë operuar struktura ilegale të mbështetura dhe të financuara nga shteti i Serbisë.

Formalisht, “Mbrojtja Civile” është shuar me Marrëveshjen e Brukselit të 26 marsit 2015, nëpërmjet të cilës parashihej sistemimi  i 483 pjesëtarëve të kësaj organizate në institucionet qendrore të shtetit.

Por, përkundër marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e BE-së, strukturat ilegale serbe kanë vazhduar të operojnë në Kosovë, veçmas në veri të vendit. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën