TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arifi: Propozimet e Serbisë për dinarin, ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Arifi: Propozimet e Serbisë për dinarin, ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës

Ish-koordinatori i dialogut, Kosovë – Serbi, Avni Arifi duke folur për bisedimet e palëve në Bruksel lidhur me dinarin, ka thënë se propozimet e palës serbë për këtë temë janë ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës.

Arifi, ka konsideruar se nga menaxhimi katastrofal i kësaj çështje nga ana e Qeverisë së Kosovës, Serbia është bërë palë dialoguese për dinarin, çka sipas tij nuk është dashtë të ndodhë kurrë.

“Pala serbe, jo vetëm që përzihen por ata do të vijnë me propozime se si me zgjidh çështjen e dinarit. Serbia është bërë në këtë temë palë që nuk është dashtë kurrë me qenë. Ata vijnë më propozime konkrete për t’i rregulluar temat e brendshme të Kosovës. Kjo është një absurd për një temë që nuk është as rregullorja vet, sepse rregullorja ka përkrahje. Është një menaxhim katastrofal i një teme nga ana e Qeverisë së Kosovës”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Ndërkohë, ai ka thënë se diskutimet për dinarin, janë një problem artificial.

Sipas Arifit, kjo qeveri e ka bërë praktikë të gjejë kundërshtar aty ku nuk ka dhe kjo siç thotë ai po i kthehet boomerang institucioneve të Kosovës.

“Ky është një problem artificial, krejt koti që nuk i është dashtë Kosovës, një vendim që akceptohet nga të gjitha vendet që kanë interes në Kosovë. Mirëpo problemi kryesor dhe i vetëm ka qenë mënyra e implementim të saj, ku është dashtë kohë më shumë. Qeveria e Kosovës e ka bërë praktikë me gjetur kundërshtar edhe ku nuk ka. Gjeti kundërshtar dhe po i kthehet si boomerang institucioneve. Qëndrimet e qeverisë në lidhje me këtë temë kanë pësuar një metamorfozë totale”, ka shtuar ai.

E kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dje pas takimit tha se në Bruksel është diskutuar për dy tema dhe që janë dakorduar që deri të premten secila palë të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit.

“Ftesa iu ka pasur dy tema në agjendë. Tema e parë ka pasur avancimi i marrëveshjes bazike e aneksit implementues, si dhe tema e dytë është çështje të tjera. U dakorduam që deri të premten secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. Dhe pastaj javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë Bislimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën