Arifi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka thënë se një pjesë e shumës së madhe të granteve kanë shkuar për organizata që sipas tij, janë hapur pas konkursit e që siç tha ai, janë të lidhura ngushtë me njerëzit e afërt të këshilltares së kryeministrit Kurti në Luginën e Preshevës, Ardita Sinani.
Prandaj sipas Arifit, këta të fundit janë përgjegjësit kryesorë për keqpërdorimin në ndarjen e fondeve.
“Ajo që është vënë re pas publikimit të rezultateve është se një pjesë e shumës së madhe të granteve kanë shkuar për organizata të sapo hapura ose të hapura pas hapjes së konkursit, rrjedhimisht njerëzit e afërt të këshilltares së kryeministrit Kurti, të cilat për mendimit tim mban edhe përgjegjësinë kryesore bashkë me kabinetin qeveritar respektivisht kryeministrin Kurti, sikur edhe dy përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar që kanë qenë pjesë e komisionit”, tha ai.
Tutje aktivisti nga Lugina e Preshevës, tha se kanë bërë edhe ankesë në Zyrën e Kryeministrit Kurti dhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar, teksa ka theksuar se deri tani dy prej organizatave veçse kanë refuzuar grantet, kjo sipas tij, për tu solidarizuar me organizatat serioze të komunës së Preshëvës dhe Bujanovcit të cilat siç tha ai, nuk kanë qenë fitues të granteve.
“Ne si organizatë qeveritare kemi bërë një ankesë në Zyrën e Kryeministrit Kurti, njëkohësisht edhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe dy prej organizatave deri tani i kanë refuzuar grantet të cilat i kan fituar, si shenjë revolte ose si shenjë solidarizimi me organizatat serioze të komunës së Preshevës dhe Bujanovcit të cilat nuk kan fituar grante. Komplet këtë ndarje të granteve unë e shoh në kuptimin që këta nuk e kan shikuar asnjë kriter pavarësisht që vet i kanë caktuar por i kanë nda në kuptimin jepja këtij 2 mijë këtij 5 mijë e atyre të vetve nga 40 e 50 mijë. Ne kemi shprehë mendimin se këtu ka tendenca për afera korruptive dhe përgjegjësinë kryesore duhet ta mbajë kryeministri dhe kabineti i tij në këtë rast këshilltarja Sinani pastaj edhe anëtarët e komisionit”, tha tutje ai./teve1.info./







