TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arifi: Kamberi pretendonte të shpallej lider suprem edhe pse i humbi zgjedhjet

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Arifi: Kamberi pretendonte të shpallej lider suprem edhe pse i humbi zgjedhjet

Përmes një postimi në Facebook, Shqiprim Arifi e ka kritikuar Shaip Kamberin duke thënë që i ka ofruar barkën e suksesit mirëpo ai e ka fundosur atë, transmeton teve1.info.

“Trajektorja e suksesit e cila solli kandidatin e listës tjetër në mandatin e tij të deputetit në legjislacionin e kaluar, ishte ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE, gjegjësisht Marrëveshja e Tiranës – të cilën ai e braktisi atë për të themeluar një tjetër, një të dytë sepse kështu pretendonte të shpallej lider suprem i përfaqësuar në të gjitha nivelet e pushteteve, si në Preshevë (ani pse i humbi zgjedhjet), ashtu në Bujanoc (ani pse i humbi zgjedhjet) dhe gjithashtu në Medvegjë, tani nën “organin e dhunshëm të zgjedhur drejtpërdrejt nga Beogradi Nuk kam asgjë kundër strategjisë së tij, bile i ofrova barkën e suksesit. Por ja që ai e fundosi atë. Në fakt po mos t’i kishte rrezikuar dhe kërcënuar koalicionin qeverisës në Bujanoc, as dy “partnerët” e tij nuk do t’i kishte në listë”, ka thënë Arifi.

Më tej Arifi ka shkruar se nuk kishte se çfarë t’i uronte Kamberit pasi që nuk kishte parë ndonjë lloj suksesi në zhvillimin e fundit politik ku sipas tij të gjithë kishin dalë të humbur.

“Tani, çka dëshiron ai t’i uroj? Votat e tij nga Shumadia? Apo, mospërfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Republikës së Serbisë, nga tre në zero? Unë, nuk kam parë ndonjë lloj suksesi t’i uroj atij apo kujtdo tjetër në zhvillimin e fundit politik. Jemi të gjithë të humbur. Sepse ashtu deshi, shumë për vete, pak për të tjerët dhe në fund humbën të gjithë”, është shprehur më tej Arifi.

Partitë shqiptarë në Luginën e Preshevës kanë garuar me dy lista zgjedhore më 3 prill për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Në garë ishin koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar me bartës liste, Shaip Kamberi dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me bartës liste, Shqiprim Arifi.

Postimi i plotë i Arifit:

Në vend të kujdesit kush mbi kë fitoi, problem mbetet edhe fakti që është shkelur një Marrëveshje e përbashkët, e të gjithëve, ndërsa vazhdon të jetë problem egocentrizmi dhe dëmtimi i proceseve kombëtare, e pafalshme mbetet përçarja, që për rrjedhojë solli humbjen e betejës – në luftë kundër çdo mekanizmi diskriminues.
Traektorja e suksesit e cila solli kandidatin e listës tjetër në mandatin e tij të deputetit në legjislacionin e kaluar, ishte ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE, gjegjësisht Marrëveshja e Tiranës – të cilën ai e braktisi atë për të themeluar një tjetër, një të dytë sepse kështu pretendonte të shpallej lider suprem i përfaqësuar në të gjitha nivelet e pushteteve, si në Preshevë (ani pse i humbi zgjedhjet), ashtu në Bujanoc (ani pse i humbi zgjedhjet) dhe gjithashtu në Medvegjë, tani nën “organin e dhunshëm të zgjedhur drejtpërdrejt nga Beogradi”.
Nuk kam asgjë kundër strategjisë së tij, bile i ofrova barkën e suksesit. Por ja që ai e fundosi atë. Në fakt po mos t’i kishte rezikuar dhe kërcënuar koalicionin qeverisës në Bujanoc, as dy “partnerët” e tij nuk do t’i kishte në listë.
Tani, çka dëshiron ai t’i uroj? Votat e tij nga Shumadia? Apo, mospërfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Republikës së Serbisë, nga tre në zero? Unë, nuk kam parë ndonjë lloj suksesi t’i uroj atij apo kujtdo tjetër në zhvillimin e fundit politik. Jemi të gjithë të humbur. Sepse ashtu deshti, shumë për vete, pak për të tjerët dhe në fund humbën të gjithë!
Demagogjia e tij politike e spikatur me cinizëm, për të akuzuar dikë tjetër me atë që ka bërë vet, është kulminacioni i ideologjisë farsë mashtruese. Lëre që kanë votuar pushtete qendrore, kanë bërë koalicione lokale me ta, por edhe kanë lobuar për ish-kandidat për postin e presidentit të Republikës së Serbisë. Andaj unë nuk jam si ata, nuk isha dhe kurrë nuk do të jem inferior ndaj asnjë kombësie tjetër në këtë planet e veçanërisht ndaj serbëve.
Për më tepër, politikat diferencuese për të sunduar i kam refuzuar gjithmonë, prandaj i ofroj të gjithëve ashtu siç i ofroj atij bashkëpunim në kauzat kombëtare shqiptare, por që duhet të distancohet sa më parë nga dakordimi i KNSH-së me ministren për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Serbisë, Gordana Çomiq, kinse nuk ka çregjistrim të shqiptarëve nga librat amzë!
Koha deri në krijimin e mandateve të reja duhet të jetë një periudhë e fortë reflektimi për të gjithë, për të vlerësuar me pjekuri dhe përgjegjshmëri ecurinë, aspektet ku duhet përmirësuar cilësisht sistemi i qasjes politike dhe shfrytëzimin e të vetmes armë që kemi në duar si minoritet shqiptar nën administrimin serb, e që është unifikimi dhe Vota e përbashkët.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën