TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arifaj për gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Presim drejtësi, asgjë tjetër

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Arifaj për gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Presim drejtësi, asgjë tjetër

Njohësi i çështjeve politike, Ardian Arifaj për gjykimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se nga Gjykata Speciale presin drejtësi dhe asgjë tjetër.

Arifaj ka thënë se pret drejtësi e jo politikë, sipas tij, Gjykata Speciale duhet të marrë vendime në bazë të fakteve dhe argumenteve që prezantohen aty.

“Presim të ketë drejtësi, të mos ketë politikë, të shohin faktet, argumentet të merret çfarëdo vendimi në bazë të fakteve, argumenteve që do të prezantohen aty. Asgjë më shumë se kaq. Vetëm drejtësi asgjë tjetër”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Analisti shpreson që procesi gjyqësor të përfundojë sa më shpejtë, pavarësisht numrit të madh të dëshmitarëve që janë thirrur nga prokuroria.

“Presim të ketë drejtësi, sepse për ata është themeluar nga institucionet e Kosovës, nuk kemi pse të presim diçka tjetër. Sapo ka filluar procesi, shpresojmë që të përfundojë sa më shpejtë, jo të zgjatet, ndonëse mbetet të shihet sa do të jetë e mundur kjo për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve që i ka thirr prokuroria”, ka thënë tutje Arifaj.

Ai thotë se përmes fjalimeve të ish-krerëve është parë një konsistencë në qëndrimin e tyre, e që kjo e bënë edhe më të fortë që betejën ta kalojnë së bashku.

“Është inkurajuese me dëgju çdo fjalim që kanë mbajtur këto dy ditë të pandehurit, shihet një konsistencë në qëndrimin e tyre, ajo që është edhe më e mirëseardhur ishte që kishin një qëndrim të njëjtë secili prej tyre, pra kjo i bën edhe më të fortë në një mënyrë po e vazhdojnë këtë betejë së bashku”, ka shtuar analisti.

Sipas tij, për Kosovën është e rëndësishme që gjykimi të përfundojë sa më parë, sepse në pyetje është imazhi i Kosovës, lufta dhe angazhimi për liri.

“Sa do të zgjasë mbetet të shihet. Për Kosovën është e rëndësishme të kryhet sa më parë, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për ish-presidentin Thaçi dhe tre të tjerët, edhe të akuzuarit në lëndë tjera, por është e rëndësishme edhe për tërë Kosovën, sepse pa marrë parasysh kush çfarë thotë në pyetje është imazhi i Kosovës, është vetë lufta e Kosovës, angazhimi i Kosovës për liri, për shtet, edhe për të gjitha ato që janë arritur deri më tani”, përfundoi Arifaj.

Tags: Ardian ArifajdrejtesiGjykata Speciale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën