Trajneri i njohur shqiptar, Ardian Nuhiu mund të bëhet me skuadër të re.
Siç raporton Panorama Sport, Nuhiu mund të emërohet trajner i Tiranës.
Momentalisht te skuadra nga Superiorja e Shqipërisë në stol është italiani, Roberto Bordin – por që rrezikon të shkarkohet gjatë kësaj jave.
Në rast se ndodh kjo, tashmë Tirana e ka zëvendësuesin e tij.
Është pikërisht Nuhiu, i cili javë më parë u shkarkua nga pozita e trajnerit te Gjilani.











