Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka pranuar të transferohet te Juventusi gjatë këtij klubi dhe po pret dritën e gjelbër nga klubi spanjoll për të realizuar lëvizjen.
Bëhet e ditur se Juventusi ka marrëveshje në parim me Araujon dhe po negocion me Barcelonën për transferimin e tij.
Skuadra italiane po e kërkon huazimin e 25-vjeçarit deri në fund të sezonit, me opsionin e blerjes së tij në verë pasi Araujo ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.
Araujo që mund të luaj në qendër dhe krah të mbrojtjes, së fundmi është rikthyer nga lëndimi, i cili e mbajti jashtë fushës gati 6 muaj.