TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë pakt mbrojtjeje pas sulmit ndaj Katarit

by teve1
6 muaj ago
2
A A
Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruajnë pakt mbrojtjeje pas sulmit ndaj Katarit

Arabia Saudite dhe Pakistani, i cili zotëron armë bërthamore, kanë nënshkruar një pakt të ri të ndërsjellë mbrojtjeje që përcakton se çdo sulm ndaj njërës palë do të konsiderohet si një sulm ndaj të dyja vendeve, zhvillim ky që vie pas sulmit të fundit izraelit ndaj Katarit.

Mbretëria Saudite ka ruajtur prej kohësh lidhje të ngushta ekonomike, fetare dhe të sigurisë me Pakistanin, duke përfshirë, sipas disa raportimeve, financimin e programit bërthamor të Islamabadit gjatë fazave të tij të zhvillimit.

Analistët dhe diplomatë pakistanezë, të paktën në një rast, kanë sugjeruar ndër vite se Arabia Saudite mund të përfshihet nën ombrellën bërthamore të Pakistanit – veçanërisht në sfondin e tensioneve në rritje me Iranin për shkak të programit të tij bërthamor.

Sipas deklaratave të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit dhe Agjencia Shtetërore Saudite e Shtypit, marrëveshja përcakton se “çdo agresion kundër njërit prej vendeve do të konsiderohet agresion kundër të dyve”, citon AP.

“Kjo marrëveshje… synon të zhvillojë aspekte të bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve dhe të forcojë parandalimin e përbashkët kundër çdo agresioni,” thuhet në deklaratë.

Izraeli nuk ka reaguar ende ndaj kërkesave për koment. Marrëveshja përfaqëson vendimin më të rëndësishëm të mbrojtjes të ndërmarrë nga një vend arab i Gjirit që pas sulmit ndaj Katarit.

Edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë qenë garantuesit kryesorë të sigurisë për vendet arabe të Gjirit, nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar për këtë zhvillim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Flasin për ngjarjen, familjarët e kosovarëve të vdekur në aksidentin në Austri

Flasin për ngjarjen, familjarët e kosovarëve të vdekur në aksidentin në Austri

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën