TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Aprovohet kërkesa e MSh-së për mbulimin e trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës

by teve1
3 vjet ago
0
A A
​Aprovohet kërkesa e MSh-së për mbulimin e trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se është aprovuar kërkesa e ministrisë që ai drejton për mbulim të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Në një konferencë për media bashkë me zëvendësministrin e Financave, Agron Dobruna, ai është shprehur i lumtur që më në fund ky proces institucionalizohet. Pas mbledhjes elektronike që kanë mbajtur, Vitia tha se është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro në total për tri vjetët e ardhshëm.

“Sot sapo ka përfunduar mbledhja e qeverisë në mënyrë elektronike ku janë marrë tri vendime. Vendimi më i rëndësishëm, i cili është marrë sot nga kjo mbledhje elektronike, është vendimi për aprovimin e kërkesës e MSH-së për mbulim të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime. Natyrisht, jam shumë i lumtur që ky proces më në fund po institucionalizohet dhe po kthehet në binar. MSH në vitin e kaluar tashmë ka aprovuar një plan të veprimit për ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore, qoftë resurseve njerëzore në institucionet shëndetësore publike që të ofrohet ky shërbim në të ardhmen. Është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro në total për tri vjetët e ardhshëm, dhe ky është hapi i parë që po bëjmë, ndërkohë që puna për funksionalizmin e këtij shërbimi në institucione shëndetësore publike po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në kompletimin e plotë të këtyre shërbimeve, në mënyrë që kjo kategori që ka dhënë jashtëzakonisht shumë për lirinë dhe ketë vend, të ketë mundësi në mënyrë dinjitoze në të ardhmen t’i marrë këto shërbime brenda institucioneve tona shëndetësore publike”, deklaroi Vitia.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agon Dobruna ka thënë se kjo ministri do mbështesë gjithherë vendimet që janë në të mirën e qytetarëve.

“Kjo tregon dedikimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen dhe ndihmën e kategorive më të çmuara, që janë një ndër kategoritë që kanë vënë themelin e shtetit tonë. Edhe pse kjo është kompetencë e MSH-së, ne gjithherë kemi pasur vullnetin për të zgjedhur këtë çështje, andaj kemi mbështetur institucionin e MSH-së, dhe kemi adresuar këtë kërkesë duke mbështetur ndihmën financiare përmes Fondit Shëndetësor. Besojmë se kjo është rruga e duhur për arsye se deri më sot nuk e kemi pasur një rrugë të tillë, dhe përmes Fondit Shëndetësor do të trajtohen të gjitha kërkesat e invalidëve dhe kategorive të dala nga lufta që kanë nevojë për proteza të tilla. Ministria e Financave është e përkushtuar dhe mbështet në vazhdimësi këtë rrugë afatgjatë për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha Dobruna. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV ndalon hyrjen e 1 068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

AUV ndalon hyrjen e 1 068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Schuebel thekson rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara reformat drejt BE-së

Schuebel thekson rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara reformat drejt BE-së

Shiroka-Pula dhe Kurti bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Shiroka-Pula dhe Kurti bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Rasti tragjik në Gjilan, i dyshuari sillet në gjykatë

Rasti tragjik në Gjilan, i dyshuari sillet në gjykatë

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi do të largohet nga Hajduku

AUV ndalon hyrjen e 1 068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

AUV ndalon hyrjen e 1 068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Schuebel thekson rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara reformat drejt BE-së

Schuebel thekson rëndësinë e bashkëpunimit për të çuar përpara reformat drejt BE-së

Shiroka-Pula dhe Kurti bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Shiroka-Pula dhe Kurti bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Rasti tragjik në Gjilan, i dyshuari sillet në gjykatë

Rasti tragjik në Gjilan, i dyshuari sillet në gjykatë

Ambasada britanike: Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë duhet të hetohen

Ambasada britanike: Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë duhet të hetohen

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Aleanca: Humbja e fondeve nga BE-ja, dështimi i radhës i Qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën