TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës

Kompania britanike e teknologjisë, “Skin Analytics” ka marrë miratimin nga organet rregullatorë për aplikacionin “DERM”, një sistem autonom me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës që mund të përdoret në telefonat inteligjentë.

Zbulimi i kancerit të lëkurës në fazat e hershme rrit shkallën e lartë të mbijetesës. Kjo teknologji mundëson fotografimin e lëkurës së pacientit dhe diagnostikimin pothuajse të menjëhershëm.

Rrezet e ngrohta të diellit nuk janë gjithmonë të mira për lëkurën e disa njerëzve. Evropa po përballet me një mungesë të theksuar mjekësh të lëkurës, me rreth 30 dermatologë për një milion banorë.

Kanceri i lëkurës është një nga format më të trajtueshme të kësaj sëmundje, nëse zbulohet në fazat e hershme.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se normat e kancerit të lëkurës janë rritur 170% gjatë dekadës së fundit dhe 11% e rasteve urgjente u duhet të presin më shumë se një muaj për t’u vizituar tek mjeku.

Kompania “Skin Analytics” po demonstron në Londër teknologjinë e re “DERM AI”. Aplikacioni në fjalë funksionon në shumicën e telefonave inteligjentë dhe kërkon një lente shtesë që mundëson fotografimin e lëkurës dhe diagnozën pothuajse të menjëhershme.

“Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Siç e shikoni kam hapur aplikacionin që aktivizon kamerën dhe zgjedh pjesën e trupit ku do të fotografojmë. Cilësia e fotos duhet të jetë sa më e mirë që të vlerësohet nga inteligjenca artificiale. Pasi zgjedh foton më të mirë, rezultati del brenda pak sekondash, duke ofruar detaje se çfarë nënkupton. Imazhi ruhet në sistem për t’u krahasuar me rezultatet që pasojnë”.

Inteligjenca artificiale krahason foton e marrë nga lëkura e pacientit me një bibliotekë imazhesh dhe pastaj jep rezultatin.

Kompania “Skin Analytics” thotë se “DERM” ka një shkallë saktësie prej 98.8% në diagnostikim.

Neil Daly, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Skin Analytics” shpjegon se si teknologjia pas aplikacionit “DERM” tashmë gjendet në shumicën e telefonave inteligjentë.

“Mund të përdorim një sërë telefonash të ndryshëm inteligjentë për të fotografuar zonën e dyshuar të lëkurës. Përdorim një lente të posaçme që e ngjitet tek telefoni për marrë një imazh me cilësi shumë të lartë. Kjo lloj teknologjie mundëson që shumë pacientë të vizitohen brenda një kohe të shkurtër si rezultat i disponimit të telefonave inteligjentë”.

Rregullatori Evropian për Pajisjet Mjekësore i hapi dritën jeshile përdorimit të këtij aplikacioni, duke u bërë pajisja e parë autonome me inteligjencë artificiale e autorizuar për zbulimin e kancerit. Rreth 21 qendra mjekësore në Britani po e përdorin këtë aplikacion dhe kanë testuar rreth 135, 000 pacientë. Kompania “Skin Analytics” thotë se kjo teknologji ka ndihmuar diagnostikimin e më shumë se 13,000 pacientëve të prekur nga kanceri i lëkurës.

Në zhvillim prej 12 vjetësh, aplikacioni DERM me inteligjencë artificiale mbështetet tek një librari e madhe të dhënash dhe imazhesh ku përfshihen kacerët e lëkurës, lëkura në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes si dhe dëmtime të lëkurës që ngjasojnë me sëmundjen. /PCWorld Albanian

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prezantohet Motorola Signature 27

Prezantohet Motorola Signature 27

A e parashikoi Elon Musk të ardhmen e ChatGPT?

A e parashikoi Elon Musk të ardhmen e ChatGPT?

Mbi 400 milionë euro gjobë për Google për gjurmimin e përdoruesve

Mbi 400 milionë euro gjobë për Google për gjurmimin e përdoruesve

Rrjeti social Instagram po vendos kufizime për postimet?

Instagram sjell funksionin e ri

Emiratet ndalojnë fluturimet e linjave ajrore iraniane në zbatim të sanksioneve amerikane

Emiratet ndalojnë fluturimet e linjave ajrore iraniane në zbatim të sanksioneve amerikane

Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiqit dhe asaj studentore

Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiqit dhe asaj studentore

​Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

​Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

Dyshohet se mori ryshfet nga bizneset në Rahovec, arrestohet një person

Dy fytyrat e Serbisë – Vuçiq në SHBA kërkon imazh diplomatik, në Beograd glorifikohet Mlladiqi

Dy fytyrat e Serbisë – Vuçiq në SHBA kërkon imazh diplomatik, në Beograd glorifikohet Mlladiqi

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

Njoftohet publikimi global i dokumentarit të njohur “NAZA” për Gazën

GJKKO vendos arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e SHISH-it pas përfundimit të seancës

GJKKO vendos arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e SHISH-it pas përfundimit të seancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën