TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Apeli vërteton vendimin e Themelores për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për sulmin ndaj Valon Sylës

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Administrata e Gjykatës Themelore në Prishtinë kërcënon me grevë për paga

Gjykata e Apelit, përmes aktvendimit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve L.D., K.H dhe O.H., të cilët dyshohen për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 prill 2023, ua ka caktuar masën e paraburgimit tre të pandehurve L.D, K.H dhe O.H..

Në njoftimin e Apelit, thuhet se të pandehurve të lartpërmendur, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji, masë kjo e nevojshme ndaj tyre.

Sipas Apelit, ankesat e mbrojtësve kundër aktvendimit të Themelores janë refuzuar si të pabazuara, pasi që është vlerësuar se aktvendimi i shkallës së parë është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe se janë marrë saktë të gjitha rrethanat parasysh me rastin e caktimit të masës së paraburgimit për të lartpërmendurit.

“Gjykata e Apelit, me aktvendimin PN.1.S.nr.69/2023, të datës 28.04.2023, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve L.D., av. Sh. A., K.H., av. R.K. dhe O.H., av. Rr. A., të parashtruara ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale PPPS.nr.19/23 të datës 14.04.2023 dhe të njëjtin aktvendim për caktimin e masës së paraburgimit e ka vërtetuar. Në arsyetim të aktvendimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe se pretendimet ankimore të mbrojtësve të të pandehurve janë të pabazuara.”, thuhet në njoftimit e Apelit

Kjo gjykatë ka vlerësuar se lënia e të pandehurve në liri, mund të pengojë zhvillimin e hetimeve, rrjedhën e procedurës penale dhe rrezikun e ndikimi të të pandehurve në deklaratat e dëshmitarëve.

“Më tej kolegji ka vlerësuar se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit edhe konform dispozitës së nenit 184 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 të KPP-së, sepse me gjetjen e të pandehurve në liri, do të mund të pengohej rrjedha e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale duke ndikuar edhe në dëshmitarët, ku kjo gjykate, ka vërejtur se nga kërkesa rezulton identiteti i dëshmitareve I. M. dhe A. H., ndërsa nga provat që janë siguruar tregojnë çartë se gjatë zhvillimit të hetimeve duhet të merren në pyetje disa dëshmitarë identiteti i të cilëve do të sigurohet gjatë zhvillimit të hetimeve”, thuhet tutje.

Kjo ngase, Apeli ka konsideruar se dëshmitë e dëshmitareve do ta ndriçojnë tërë ngjarjen e zhvilluar në natën kritike, sjelljet dhe veprimet e secilit të pandehur veç e veç, largimi i tyre nga vendi i ngjarjes pas sulmit fizik ndaj të dëmtuarit-gazetarit Valon Syla, raporton Betimi për Drejtësi.

“Prandaj ekziston rreziku që të pandehurit po të gjenden në liri do të pengojnë në rrjedhën normale të procedurës penale që zhvillohet ndaj tyre. Tutje kolegji i gjykatës së shkallës së dytë ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejt kur të pandehurve, iu ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat e tjera të parapara nga neni 171 i KPPRK-së, janë të pamjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, në rrjedhjen normale të procedurës penale dhe në parandalimin e kryerjes së veprës tjetër penale, andaj me qëllim të zbatimit me sukses të procedurës penale, caktimi i paraburgimit konsiderohet si i domosdoshëm, kurse ankesat e mbrojtësve të pandehurve u refuzuan si të pabazuara”, njofton Apeli.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

Tags: Gjykata Themelore ne PrishtineMasa e paraburgimitValon Syla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu thotë se “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë po vazhdon me ndarjen e subvencioneve për qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë

Musliu thotë se “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë po vazhdon me ndarjen e subvencioneve për qytetarë serbë që jetojnë në Kosovë

​A po rriten çmimet e derivateve me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe fushatës së korrje-shirjeve?

​A po rriten çmimet e derivateve me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe fushatës së korrje-shirjeve?

​Abrashi: Grupi jonë parlamentar i vetmi grup politik konstruktiv

​Abrashi: Grupi jonë parlamentar i vetmi grup politik konstruktiv

Familjarët kujtojnë Faton Hajrizin në një vjetorin e vrasjes së tij

Nëse bëni këto dy gabime gjatë grimit, do të dukeni më e vjetër

Nëse bëni këto dy gabime gjatë grimit, do të dukeni më e vjetër

​A po rriten çmimet e derivateve me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe fushatës së korrje-shirjeve?

​A po rriten çmimet e derivateve me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe fushatës së korrje-shirjeve?

​Abrashi: Grupi jonë parlamentar i vetmi grup politik konstruktiv

​Abrashi: Grupi jonë parlamentar i vetmi grup politik konstruktiv

Shqipëria aranzhon një miqësore me 4 shtator, pesë ditë para ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë

Shqipëria aranzhon një miqësore me 4 shtator, pesë ditë para ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë

“Estupinan mund të bëhet prej më të mirëve në botë”

“Estupinan mund të bëhet prej më të mirëve në botë”

FIFA ndryshon listën e kampionëve të botës për klube

FIFA ndryshon listën e kampionëve të botës për klube

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X