TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarve për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit

nga TËVË 1
30 Qershor, 2023
0
A A
Mbi një vit nga aktgjykimi i Themelores, Apeli pa vendim lidhur me rastin “Veteranët”

Gjykata e Apelit, përmes aktgjykimit ka vërtetuar dënimin prej 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, të akuzuar për vjedhjen e  2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë nga Thesari i Shtetit.

Në vendimin e Apelit, i cili është marrë më 4 maj 2023, thuhet se është refuzuar ankesa e përbashkët e mbrojtësve të të akuzuarit, Labinot Gruda, avokatëve Tahir Rrecaj dhe Selman Bogiqi, si dhe mbrojtësit të akuzuarit Kadri Shala, avokatit Florent Latifaj, si dhe ankesat e parashtruara nga mbrojtësit e  palëve të treta, të cilat u shqyrtuan në seancën e 4 majit 2023, ndërsa është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Themelorja, më 7 dhjetor 2022, ka shpallur aktgjykim dënues, me të cilin  Labinot Gruda dhe Kadri Shala, u dënuan me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.

“Sa i përket pretendimeve ankimore të mbrojtësve e të akuzuarve, av.Tahir Recaj e Selman Bogiqi, dhe av.Florent Latifaj për vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kjo Gjykatë vlerëson se gjykata e shkallës së parë edhe gjendjen faktike në këtë çështje penale e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë, për faktin se me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se të akuzuarit janë kryes të veprës penale për të cilën janë shpallur fajtor”, thuhet në aktgjykimin e Apelit, raporton Betimi për Drejtësi.

Më tej, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se në këtë çështje penale nuk ka shkelje të Ligjit Penal për faktin se në gjendjen faktike të provuar nga provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, në veprimet e të akuzuarve qëndrojë elementet objektive dhe subjektive të veprës penale për të cilën janë shpallur fajtorë të akuzuarit, ngase të njëjtit janë penalisht përgjegjës, ndërsa në anën tjetër nuk ekziston asnjë nga rrethana të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale apo përgjegjësinë penale të të akuzuarve.

Apeli gjithashtu ka vlerësuar se pretendimet e mbrojtësit të të pandehurit Gruda, avokatit Rrecaj, lidhur me vendimin mbi sanksionin penal sa i përket veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Vjedhja e identitetit”, si dhe pretendimet e mbrojtësit të të pandehurit Shala, avokatit Florent Latifaj, se shqiptimi i këtij lloji të dënimit ndaj të pandehurit është tejet i rëndë dhe i paarsyeshëm, janë të pabazuara.

Ndryshe, Prokuroria dhe mbrojtja nuk kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me këtë çështje.

Në seancën e 31 tetorit 2022, kishte filluar gjykimi rishtazi pasi që paraprakisht është bërë ndryshimi i trupit gjykues, ashtu që në vend të gjykatëses Shadije Gërguri, erdhi gjykatësja Valbona Selimi-Musliu.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 tetor 2021, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Në aktakuzë thuhet se Gruda, ngarkohej për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala.

Ndërkaq, thuhet se Shala, akuzohej për veprat penale “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Gruda, dhe “Ndihma”, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se Labinot Gruda veprat penale që i vihen në barrë i kreu në cilësinë e personit zyrtar, me pozitë menaxher i tavolinës ndihmëse për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve-Thesari i Shtetit. Ndërsa, Kadri Shala ishte i autorizuar ligjor në kompaninë “LDA Group SHPK”.

Sipas PSRK-së, si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë.

“Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave, të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës, si dhe nga ana e të pandehurve të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatën e PSRK-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Labinot Gruda më 9 tetor 2020, me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët, dhe për t’i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës ka ndërhyrë në ndarjen buxhetore, dhe ka transferuar shumën prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë, në llogarinë bankare në emër të “LDA GROUP”, SH.P.K.

Sipas aktakuzës, Gruda është kyçur në SIMFK dhe ia ka shtuar userit të tij mundësinë e shtimit të klasës funksionale në sistem, me ç’rast ka regjistruar furnitorin “LDA GROUP” SH.P.K, më pastaj ka krijuar përdoruesit fiktiv përmes të cilëve ka ndërmarrë veprimet për qasje për urdhër-blerje, për pranim të mallit dhe krijim të kuponave të shpenzimit, si dhe ka ndërruar fjalëkalimin e përdoruesit ekzistues “FAZLIUF” (Fadil Fazliu), i cili kishte qasje në sistem si zyrtar certifikues i Ministrisë së Infrastrukturës, përmes të cilit ka certifikuar kuponët e shpenzimit për operatorin “LDA GROUP” SH.P.K., me ç’rast Thesari i Kosovës sipas procedurave standarde të SIMFK-së, ka ekzekutuar pagesat në llogari të këtij operatori.

Kurse, Kadri Shala akuzohej se më 9 tetor 2020 me dashje dhe me qëllim të krijimit të kushteve dhe mundësive për realizimin e veprimeve inkriminuese të të akuzuarit Gruda, i ka ndihmuar të njëjtit duke i dhënë në dispozicion të dhënat e plota për subjektin juridik “LDA GROUP” SH.P.K, dhe llogarinë bankare të të njëjtës, ku person i autorizuar i të cilës me kompetenca të plota është i akuzuari Shala, me ç’rast i ka mundësuar të akuzuarit Gruda që paratë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë t’i transferojë në mënyrë të kundërligjshme në llogarinë bankare të këtij subjekti.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Gruda dhe Shala nga 9 deri më 15 tetor 2020, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, lëvizjes ose pronësisë së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshmem fillimisht Gruda i ka transferuar këto para në llogarinë bankare të “LDA GROUP”, e më pastaj Shala në emër të blerjes, huazimit, avansit, donacionit dhe kryerjes së obligimeve, i ka transferuar në llogari të ndryshme bankare të personave fizik dhe juridik dhe atë brenda Kosovës shumën prej 1 milion e 416 mijë e 413 euro e 64 centë dhe jashtë saj shumën prej 440 mijë euro, si dhe ka tërhequr nga banka shumën prej 221 mijë e 582 euro e 26 centë, gjoja për pagesa dhe nevoja të kompanisë.

 

Tags: 2.1 milionë euroGjykata e ApelitThesari i Shtetit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimet në Presidencë, Haradinaj arrin i pari pas tij Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku

Takimet në Presidencë, Haradinaj arrin i pari pas tij Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku

Osmani dhe Prattipati flasin për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Osmani dhe Prattipati flasin për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Agjencia e prokurimit e NATO-së po hetohet nën akuzat për korrupsion

Agjencia e prokurimit e NATO-së po hetohet nën akuzat për korrupsion

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Trump kërkon ndihmën e Katarit për të ndaluar programin bërthamor të Iranit

Trump kërkon ndihmën e Katarit për të ndaluar programin bërthamor të Iranit

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Gjimshiti: Kemi rifituar besimin, ndaj Milanit sfidë jo përcaktuese!

Al Ain insiston për Gjimshitin

Takimet në Presidencë, Haradinaj arrin i pari pas tij Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku

Takimet në Presidencë, Haradinaj arrin i pari pas tij Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku

Broja i prinë sulmit të Evertonit ndaj Cityt

Chelsea nxjerr në shitje Brojën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X