TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Apeli vërteton dënimin me 6 vite e 3 muaj burgim ndaj tre policëve të Leposaviqit

nga tëvë1
21 Maj, 2023
0
A A

Foto ilustruese

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit policët e Leposaviqit, Ana Vasoviq-Baraq, Veroljub Dimitrijeviq dhe Izet Uskoviq, janë dënuar me 6 vite e 3 muaj burgim për korrupsion.

Aktgjykimi i Apelit është marrë më 21 shkurt 2023, ku thuhet se janë refuzuar si të pabazuara ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe mbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“REFUZOHEN si të pabazuara ankesa e Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ankesa e mbrojtësit të akuzuarës A.V.B, av. Predrag Miljkoviq, dhe ankesa e mbrojtësit të akuzuarit V.D av. Millosh Deleviq, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.20/2020, datë 05.09.2022, VËRTETOHET”, thuhet në vendimin Apelit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 shtator 2022, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj  Ana Vasoviq-Baraq, Veroljub Dimitrijeviq dhe Izet Uskoviq, duke i dënuar me 6 vite e 3 muaj burgim.

Ankesë ndaj aktgjykimit të Themelores, kishin parashtruar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbrojtësi i dënuarës Vasoviq-Baraq, avokati Bradag Miloviq dhe mbrojtësi i të dënuarit Dimitrijeviq, avokati Millosh Dediq.

Këto ankesa, ishin shqyrtuar në seancën e Apelit më 8 shkurt 2023 nga kolegji me kryetar gjykatësin Vaton Durguti, dhe antarët Aferdita Bytyqi dhe Ferit Osmani. Pas shqyrtimit të këtyre ankesave, Apeli ka marrë vendim, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Themelores.

Në vendimin e Apelit, thuhet se pretendimet ankimore të palëve në procedurë nuk qëndrojnë dhe se Themelorja nuk është përfshirë në shkelje të dispozitave ligjore.

“Gjykata e Apelit, vlerëson se pretendimet e lartëcekura ankimore nuk qëndrojnë e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, për të cilat, sipas detyrës zyrtare kujdeset kjo gjykatë, e të cilat do të kushtëzonin anulimin e aktgjykimit të ankimuar”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, Apeli thekson se Themelorja drejt ka vërtetuar gjendjen faktike dhe atë në mënyrë të plotë. Sipas Apelit, Themelorja nuk ka bërë shkelje të Ligjit Penal dhe se ka caktuar saktë lartësinë e dënimit.

Ndryshe, në këtë rast akuzoheshin edhe Aleksandër Dimitrijeviq dhe Darko Saviq, por pas dëgjimit të tyre në cilësi të dëshmitarëve bashkëpunues, për ta ishte veçuar procedura penale dhe më 15 mars 2021, të njëjtit ishin shpallur fajtorë dhe ishin dënuar me 1 mijë euro gjobë për kontrabandim me migrantë, ndërsa ishin liruar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 23 prill 2020 nga PSRK-ja, Ana Vasoviq-Baraq, Veroljub Dimitrijeviq dhe Izet Uskoviq akuzoheshin se nga viti 2016 e deri në vitin 2019, në vazhdimësi, në bashkëpunim edhe me të pandehurit Rade Radosavljeviq, Milan Jovanoviq dhe Dragan Radojeviq, të cilët gjenden në arrati, duke vepruar si grup i organizuar, nën udhëheqjen e të pandehurit Rade Radosaljeviq, komandant i stacionit në SPMK Leposaviq, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror kishin marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit.

Sipas PSRK-së, të akuzuarit kishin lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshme dhe atë si mallra ushqimor, transportin e drunjve, barnave dhe derivateve nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, nëpërmjet rrugëve ilegale.

Në aktakuzë thuhet se tre të akuzuarit, derisa kanë qenë në detyrë zyrtare, duke mbikëqyrë rrugët e brezit kufitar në fshatrat Mure, Sharpel dhe Tresava, dhe duke bashkëpunuar edhe me të pandehurit Aleksandër Dimitrijeviq, Darko Saviq dhe persona të tjerë, si transportues të mallrave, ku nga të njëjtit për kalimin e automjeteve me mallra kanë pranuar shuma të ndryshme të parave, sipas tarifave të përcaktuara për çdo automjet dhe atë nga 20 euro për vetura të vogla, 30-50 euro për furgona dhe 100-150 euro për çdo kamion.

Sipas PSRK-së, një pjesë të këtyre parave ata e kanë marrë për vete, një pjesë e parave ka shkuar për udhëheqësin e grupit-komandantin e stacionit, tani të pandehurin Rade Radosavljeviq, ku kanë pasur obligim që secili ndërrim të paguajë dhe atë në baza mujore shumën prej 700 euro, ndërsa pjesa tjetër është ndarë tek policët e ndërrimit, e që këtë shumë të parave e kanë marrë direkt nga ana e kontrabanduesve apo edhe në vende të caktuar ku ata janë udhëzuar që t’i lënë, si tek pompa e derivateve “Çekalic”, dyqani “Te Mira”, si dhe në veturën e tani të pandehurit Millan Jovanoviq-Llaki.

Me këtë rast, sipas aktakuzës, ata kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave dhe i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material buxhetit të Republikës së Kosovës.

E akuzuara Ana Vasoviq-Baraq akuzohej se duke vepruar si anëtare e grupit kriminal dhe si person zyrtar në Policinë e Kosovës, saktësisht udhëheqëse e ndërrimit në SPMK-Leposaviq, ka marrë pjesë aktive në kryerjen e këtyre veprave penale, duke bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë si dhe me kontrabanduesit, në atë mënyrë që dhe pas komunikimit dhe marrëveshjes me ta ka dhënë udhëzimet për kohën dhe vendin ku duhet të kalojnë dhe nga ta ka pranuar shuma të ndryshme të parave, qoftë personalisht apo në vende të caktuara, ku një pjesë e ka mbajtur për vete dhe pjesën tjetër për komandantin e stacionit-udhëheqësin e grupit Rade Radosavjleviq.

I akuzuari Veroljub Dimitrijeviq akuzohej se duke vepruar si anëtar i grupit kriminal dhe si person zyrtar në Policinë e Kosovës, polic patrullues në SPMK-Leposaviq, ka marrë pjesë aktive në kryerjen e këtyre veprave penale duke bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë si dhe me kontrabanduesit, në atë mënyrë që ka zbatuar udhëzimet e shefave të ndërrimit dhe komandantit të stacionit dhe pas komunikimit me të njëjtët, i ka udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohe të kalojnë, ku nga ta ka marrë shuma të ndryshme të parave dhe një pjesë të shumës e ka mbajtur për vete, kurse pjesën tjetër e ka dorëzuar për udhëheqësit e ndërrimeve dhe komandantin e stacionit-udhëheqësin e grupit Rade Radosavljeviq.

Izet Uskoviq akuzohej nga prokuroria se duke vepruar si anëtar i grupit kriminal dhe si person zyrtar në Policinë e Kosovës, zëvendës i udhëheqësit të ndërrimit në SPMK-Leposaviq, ka marrë pjesë aktive në kryerjen e këtyre veprave penale duke bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë, e sidomos me të pandehurin Dragana Radojeviq, të cilin e ka pas epror ku ka zbatuar udhëzimet e tij dhe të komandantit të stacionit, duke udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende të kalojnë, duke marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke shkuar në vende të caktuara për të mbledhë shumat e parave e të cilët kontrabandistët i kishin lënë dhe të njëjtat shuma i ka dorëzuar për udhëheqësin e ndërrimit dhe komandantin e stacionit-udhëheqësin e grupit, Rade Radosavljeviq.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkonte të akuzuarit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Sipas aktakuzës, Aleksandar Dimitrijeviq dhe Darko Saviq akuzoheshin se që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm kanë kontrabanduar mallra, dhe atë mallra ushqimorë, transportin e drunjve, barnave dhe derivateve, nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit apo eksportimit të mallrave, në atë mënyrë që duke bashkëpunuar me tani të pandehurit Rade Radosavljeviq, Milan Jovanoviq, Ana Vasoviq Baraç, Izet Uskoviq dhe Dragan Radojeviq, në cilësinë e personave zyrtarë në Policinë e Kosovës në SPMK-Leposaviq, me ç’rast kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave dhe i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material buxhetit të Republikës së Kosovës.

Me këto veprime, Prokuroria i ngarkonte të akuzuarit Aleksandar Dimitrijeviq dhe Darko Saviq se kanë kryer veprën penale “Kontrabandë me mallra”.

Në aktakuzë thuhet se Aleksandar Dimitrijeviq dhe Darko Saviq akuzoheshin se që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, në vazhdimësi, me qëllim të kalimit të mallrave kontrabandë nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, u kanë dhënë shuma të parave apo përfitim tjetër personave zyrtarë-policëve të SPMK në Leposaviq, në mënyrë që personat zyrtarë të veprojnë ose të mos veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, ku me të njëjtit janë dakorduar që me rastin e kalimit të mallrave të paguajnë shuma të parave sipas tarifave të përcaktuara për çdo automjet, dhe atë nga 20 euro për vetura të vogla, 30-50 euro për furgona dhe 100-150 për çdo kamion, që këto shuma të parave i kanë paguar tek zyrtarët policorë, por edhe i kanë lënë nëpër vende të caktuara si tek pompa e derivateve “Cekaliç”, dyqani “Te Mira”, si dhe në veturën e tani të pandehurit Millan Jovanoviq-Llaki, ku pas hetimit nga ana e policisë edhe janë arrestuar.

Me këto veprime, Prokuroria i ngarkonte të akuzuarit Aleksandar Dimitrijeviq dhe Darko Saviq se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Në Shqipëri ka mungesë të lirisë së zgjedhjes”- Kraki pas deklaratës së tij ‘Fundi i Shqipërisë’

“Në Shqipëri ka mungesë të lirisë së zgjedhjes”- Kraki pas deklaratës së tij ‘Fundi i Shqipërisë’

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

“Në Shqipëri ka mungesë të lirisë së zgjedhjes”- Kraki pas deklaratës së tij ‘Fundi i Shqipërisë’

“Në Shqipëri ka mungesë të lirisë së zgjedhjes”- Kraki pas deklaratës së tij ‘Fundi i Shqipërisë’

Trepça i afrohet titullit në vetëm një fitore, udhëheq serinë finale 3:1 ndaj Bashkimit

Trepça i afrohet titullit në vetëm një fitore, udhëheq serinë finale 3:1 ndaj Bashkimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 14.05.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 14.05.2025

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X