TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aparaturat për diagnostikim në QKUK ose nuk punojnë, ose nuk shfrytëzohen

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Aparaturat për diagnostikim në QKUK ose nuk punojnë, ose nuk shfrytëzohen

Në disa klinika, pacientët duhet të enden për shkak të prishjes së aparaturave; në disa të tjera, aparaturat janë moderne dhe funksionale, por nuk ka kush të operojë me to.

Kjo situatë vihet re në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë – çdo ditë e mbingarkuar me pacientë që presin të marrin shërbime.

Avdyl Berisha ishte udhëzuar nga ambulanca e fshatit të tij, Sllatinë – komuna e Fushë Kosovës – të bënte një rëntgen në QKUK, pasi kishte dyshime për ndrydhje të kockave.

Fillimisht u drejtua në ambulancën specialistike të Ortopedisë, ku iu tha se rëntgeni nuk punon. U end pastaj edhe nëpër disa ambulanca të tjera, derisa përfundoi në Klinikën Emergjente.

“E kam bërë në Emergjencë, por nuk po duket mirë. Tri herë kam ardhur këtu… jo hyr në bodrum, jo dil atje…”, tha Berisha shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë.

QKUK-ja ka 22 ambulanca specialistike me vetëm një rëntgen.

Kjo pajisje – që u shërben mjekëve për të parë dhe vlerësuar kockat e thyera, por edhe për të diagnostikuar probleme të tjera në trupin e njeriut – nuk punon aty për më shumë se dy muaj.

Se kur do të kthehet në funksion, nuk është e qartë.

“Pas verifikimit të prishjeve, drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) i ka marrë të gjitha masat dhe ka hapur procedurat e tenderimit që aparaturat të rregullohen”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, pa dhënë ndonjë informacion më konkret.

Klinika që udhëheq ajo, është përgjegjëse për aparaturat që funksionojnë me rreze brenda QKUK-së.

E, rëntgeni i ambulancave specialistike nuk është i vetmi që nuk punon. Në Klinikën e Neurologjisë, për më shumë se tre muaj, nuk është duke punuar as CT-ja, apo aparatura për skanim të trupit.

CT-ja shërben për të identifikuar sëmundje të ndryshme brenda trupit të njeriut, përfshirë edhe tumoret.

Drejtori i Neurologjisë, Edmond Komoni, thotë se mosfunksionimi i saj po u shkakton vështirësi si pacientëve, ashtu edhe punonjësve.

“Meqenëse rastet janë të rënda te Klinika e Neurologjisë, pacientët lëvizin me vështirësi… Ne mundohemi t’i kompensojmë… shfrytëzojmë tompografitë e kompjuterizuara, të cilat gjenden tek Emergjenca ose tek objekti i Onkologjisë, por për shkak se pacientët duhet të barten… kjo na merr shumë kohë dhe na e vështirëson punën”, thotë KomonI.

As për këtë aparaturë, askush prej mjekëve apo stafit tjetër nuk ofron informacion të saktë se kur do të kthehet në funksion, derisa disa metra më larg, në Klinikën e Pediatrisë, qëndron aparatura MRI, e cila është funksionale vetëm deri në orën 13:00 – pas kësaj kohe nuk ka mjekë për të operuar me të.

Aparatura për imazhe me rezonancë magnetike, e njohur si MRI, është më e kushtueshme se CT-ja dhe përdoret për zbulimin e sëmundjeve, diagnostikimin dhe monitorimin e trajtimit.

Me të operojnë radiologët, 28 sish në QKUK, por tash për tash nuk ka orar për ndërrimin e dytë.

Udhëheqës të QKUK-së konfirmojnë për REL-in se kanë kërkuar nga Klinika e Radiologjisë që ta shqyrtojë zgjatjen e orarit të punës me MRI, por se vendimi është ende në shqyrtim e sipër.

Për arsye të tjera, në Klinikën e Urologjisë nuk shfrytëzohet gati fare laparaskopi, i cili ndihmon në diagnostikimin e një game të gjerë sëmundjesh, sidomos në abdomen, por edhe për të kryer procedura kirurgjikale.

“Janë kryer disa raste – cista të veshkës, ndërsa operime të tjera nuk janë bërë me laparaskop… Për të vazhduar me operacione të tjera laparoskopike, duhen trajnime në vazhdimësi. Shpresoj që, vitin që vjen, në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, t’i dërgojmë kolegët për trajnime laparoskopie [jashtë shtetit]”, thotë drejtori i Urologjisë, Petrit Nuraj.

Në Kirurgjinë Plastike të QKUK-së, ndërkaq, minimalisht përdoret mikroskopi për implantimin e gishtërinjve.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Zatriqi, thotë se nuk ka staf të mjaftueshëm që është i specializuar për përdorimin e kësaj pajisjeje.

“Është edhe një problem tjetër, se mikroskopi ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa rastet urgjente kryhen në Emergjencë dhe mikroskopi nuk është aparat që mund të lëvizë… Kjo është një prej arsyeve pse nuk shfrytëzohet në rastet emergjente”, thotë ajo.

Të gjitha këto aparatura që nuk shfrytëzohen me kapacitete të plota janë të vjetra vetëm 1-2 vjet dhe me kosto prej qindra mijëra eurosh.

Në SHSKUK – institucionin që ka në përgjegjësi QKUK-në dhe të gjitha spitalet rajonale të Kosovës – thonë për Radion Evropa e Lirë se janë duke i shqyrtuar mundësitë për trajnime shtesë të stafit, por se, fillimisht, janë duke marrë informacione nga të gjitha klinikat, për të kuptuar se cilat aparatura nuk shfrytëzohen dhe pse.

Redaksia edhe në mars të këtij viti, ka raportuar për së paku dy aparatura në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së, të cilat me vite nuk janë përdorur – qoftë për mungesë të materialit, apo të stafit.

Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kanë thënë më herët se bashkëpunojnë me SHSKUK-në për blerjen e aparaturave, të cilat “profesionistët shëndetësorë i konsiderojnë të nevojshme”.

Por, një problematikë që e përcjell prej vitesh sistemin shëndetësor të Kosovës është edhe mungesa gjithnjë e më e madhe e stafit adekuat, apo largimit të tij.

Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se, deri më tash këtë vit, 160 mjekë kanë marrë të ashtuquajturën certifikatë të pastërtisë etiko-profesionale, që do të thotë se tashmë janë larguar nga Kosova, ose janë në proces të largimit.

Sipas kësaj ode, të larguarit – që kryesisht emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian – ankohen për kushte jo të mira pune, paga të ulëta dhe keqmenaxhim.

Paga bruto e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 1.200 euro, ndërsa në Gjermani, për shembull, arrin në mbi 4.000 euro.

Mungesa e mjekëve në klinika të caktuara shkakton edhe lista të gjata pacientësh që vihen në pritje. Por, pritjet e gjata në QKUK janë shpesh edhe pasojë e dyndjes së pacientëve nga spitalet rajonale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën