TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Anulohet seanca për rastin e Nagip Krasniqit, shkak avancimi i kryetarit të trupit gjykues

by TËVË 1
2 muaj ago
1
A A
​Anulohet seanca për rastin e Nagip Krasniqit, shkak avancimi i kryetarit të trupit gjykues

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK1), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” e cila ishte paraparë për sot nga ora 09:30 është anuluar.

Kjo pasi kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti është avancuar në Gjykatën e Apelit.

Anulimin e kësaj seance e ka konfirmuar për KP, zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi e cila tha se për këtë lëndë gjyqësore së shpejti do të caktohet gjyqtari i ri.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se gjykata ka anuluar seancën e caktuar me datë 12.01.2026 në çështjen penale kundër të pandehurit N.K., për shkak të avancimit të kryetarit të trupit gjykues – gjyqtarit Arben Hoti në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Lidhur me këtë, lënda në fjalë do të caktohet së shpejti tek gjyqtari bartës, pas së cilës do të procedohet me caktimin e seancës gjyqësore, për çka do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Sipas aktakuzës Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Në aktakuzë thuhet se, operatorit i ishte mundësuar përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 euro. Gjithashtu, thuhet se kjo kishte dëmtuar dhe diskriminuar operatorët tjerë ekonomikë konkurrentë që operonin në tregun e Kosovës që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore.

Ndërsa, dëmi material ndaj KEK-ut, thuhet se është në shkallë të madhe, përkatësisht 3.229.905.00 euro.

Për këtë rast, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzën më 19.08.2024 ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.

Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, me 15.09.2023.

Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi Prokuroria Speciale më 30 dhjetor 2024 ngriti edhe aktakuzën tjetër për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, dhe “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Tags: KEKNagip KrasniqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën