TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Antidroga me aksion në Prishtinë, arrestohen disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Antidroga me aksion në Prishtinë, arrestohen disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër drogës, i cili ka rezultuar me arrestimin e disa personave në Prishtinë.

Një person i moshës 27-vjeçare është ndaluar nga policia në kryeqytet, ku gjatë kontrollit në trup i janë gjetur para të gatshme rreth 1 mijë euro dhe tre telefona të llojit iPhone.

“Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram”, thuhet në komunikatë të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, është bërë e ditur se hetuesit e antidrogës pas dita metrave ndjekje kanë arritur që ta ndalojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin me inicialet F.H., ku gjatë kontrollit i është gjetur një prej me mbishkrim “Nato”, një telefon i llojit iPhone dhe para të gatshme 120 euro.

Ndërsa, gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit Y.A.. janë gjetur  dhe sekuestruar dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram,një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram, një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram, një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram, 14 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram, një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek, një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram, dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.

Gjithashtu janë gjetur edhe para të gatshme, fishekë e këllëfë të revoles si dhe celularë.

Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit Y.A.. policia dyshon se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr), një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.), një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr, një granatë dore.

Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale.

Ndërkaq, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës./teve1.info/

 

Tags: drogePolicia e KosovesPrishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

KQZ gati për zgjedhjet e nesërme: Kamera sigurie në çdo vendvotim

KQZ del me sqarim: Sot nuk do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Në mbledhjen e KQZ-së pritet të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime

Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të PDK-së në listën zgjedhore

Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të PDK-së në listën zgjedhore

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Jashari shpallet lojtar i muajit te Cherkasy

Mesfushori i Kosovës shkëlqen në Ukrainë, gol e asistim nga Muharrem Jashari

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

Ballkani e shkel ekipin e fundit në tabelë, 6:1 kundër Prishtinës së re

Ballkani e shkel ekipin e fundit në tabelë, 6:1 kundër Prishtinës së re

Drita i shpëton disfatës në sfidën dramatike në Klinë

Drita i shpëton disfatës në sfidën dramatike në Klinë

Arsenali pëson humbjen e parë pas tre muajsh

Arsenali pëson humbjen e parë pas tre muajsh

​Çfarë po ndodh me Apple?

​Çfarë po ndodh me Apple?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën