TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ankthi për të pagjeturit vazhdon, marrëveshjet vetëm në letër

Pavarësisht marrëveshje te arritura në Bruksel për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia po refuzon t’i hap arkivat. Kryesuesi i komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, thotë se Borrell nuk po i përgjigjet kërkesave të tij.

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Ankthi për të pagjeturit vazhdon, marrëveshjet vetëm në letër

Marrëveshja për të pagjeturit u konsiderua si një e arritur e madhe në dialog me Serbinë.

Madje, kjo ujdi u vlerësua edhe nga ndërmjetësuesit e dialogut, të cilët gjithashtu kanë bërë thirrje që kjo çështje të trajtohet me prioritet nga palët.

Mirëpo pavarësisht marrëveshjeve dhe deklaratave të përbashkëta, shumë pak progres është bërë  në këtë drejtim.

E për këtë pala kosovare po akuzon Serbinë se nuk është bashkëpunuese në këtë proces, duke refuzuar kështu t’i hap arkivat e luftës.

Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti thotë se as shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, nuk po i kthen përgjigje.

Kritik për mungesën e zbatimit të marrëveshjeve po shprehet edhe Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Sipas tij çdo vit që kalon e vështirëson edhe më shumë procesin e identifikimit të personave të pagjetur.

Në anën tjetër, aktivisti nga shoqëria civile, Marko Milosavljeviq, vlerëson se Serbia po refuzon ballafaqimin me të kaluarën.

“Në Serbi nuk është çështja vetëm për luftën me Kosovën, por kryesisht mungesa e ballafaqimit me të kaluarën. Ajo periudhë paraqitet si një luftë për atdhe, me glorifikimin e të akuzuarve dhe të dënuarve për krime lufte. Por kur flasim për personat e zhdukur janë disa gjëra që duhet të bëhen sidomos nga ana e Serbisë, pra, qeverisë në Beograd.  E para është hapja e arkivave të ushtrisë, ministrisë së brendshme, dhe policisë, dhe kompanive tjera publike që kanë qenë pjesëmarrëse në operacionet sekrete të varrimit së të vdekurve nga krimet e luftës, sidomos në Kosovë, e ky proces është bllokuar nga disa ministri, sidomos ministria e brendshme dhe ministria e mbrojtjes. Problemi është që  këto probleme nuk janë zgjidhur akoma, përkundër dialogut në Bruksel, dhe përkundër faktit që njëra nga pjesët e aneksit të Ohrit  është një lloj deklarate ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Kanë kaluar mbi dy dekada që nga përfundimi i luftës në Kosovë  dhe akoma vazhdojnë të mungojnë  mbi 1600 persona të zhdukur me dhunë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

“Capat-Sekiraqa”– Gjykata plot policë,eksperti i balistikës Gëzhojat përputhen me armët e konfiskuara

“Capat-Sekiraqa”– Gjykata plot policë,eksperti i balistikës Gëzhojat përputhen me armët e konfiskuara

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për blerjen e gomave dimërore për policinë

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për blerjen e gomave dimërore për policinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën