TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Anija me mbetje ende në det, Prokuroria e Durrësit sqaron vonesat

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Anija me mbetje ende në det, Prokuroria e Durrësit sqaron vonesat

Anija me 102 kontejnerë, që dyshohet se kanë mbetje të rrezikshme, do të qëndrojë në radë (në det afër portit) në bregdetin e Durrësit në Shqipëri.

Anija mbërriti në bregdetin shqiptar më 28 tetor dhe prokuroria urdhëroi sekuestrimin e 102 kontejnerëve.

Ajo ka qëndruar në radë që prej asaj dite dhe do të vijojë të qëndrojë aty për një afat të pacaktuar. Për shkak të interesit të lartë publik për këtë çështje, Prokuroria e Durrësit njoftoi të premten, më 1 nëntor, se është në fazën e ekzekutimit të urdhrit të sekuestrimit të kontejnerëve në anijen, që është nën mbikëqyrjen e policisë.

Prokuroria e Durrësit shpjegoi pse po zgjat dhe po vonohet ky proces.

“Vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre. Deri në momentin e finalizimit të procesit të sekuestrimit, anija do të vijojë të qëndrojë në radë nën monitorimin e Policisë së Shtetit”, u tha në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Prokuroria tha po ashtu se i është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontejnerë.

Edhe Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se “bashkë me organet ligjzbatuese janë duke bashkërenduar punën për përgatitjen e një vendi depozitimi të përshtatshëm, sa i përket kushteve të sigurisë mjedisore si dhe asaj fizike, ku do të depozitohen 102 kontejnerët.”

Dyshimet për lëndë të rrezikshme në këtë anije që u nis nga Shqipëria drejt Tajlandës i hodhi fillimisht Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN). Jim Puckett, kreu i BAN-it, tha për gazetarët në Durrës më 28 tetor se në anije janë “2.102 tonë mbetje të rrezikshme”.

“Ka pasur shumë deklarata kontroverse për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje të rrezikshme, ndërsa ne themi që jemi 95 për qind të sigurt që janë”, tha Puckett, shkruan REL.

Këto mbetje, që konsiderohen të rrezikshme, besohet se janë krijuar gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i kompanisë turke ‘Kurum International’, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Më 21 gusht, Prokuroria e Durrësit, bashkë me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), i kanë nisur hetimet. Qeveria e Shqipërisë ka thënë disa herë se lajmet për “transportim të mbetjeve të rrezikshme” janë vetëm aludime.

Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati thënë se nga Shqipëria nuk janë transportuar mbetje të rrezikshme në Tajlandë apo Kinë.

“Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë, dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e Bashkimit Evropian, ku janë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre”, kishte thënë Qeveria shqiptare në muajin shtator, duke pretenduar se operatorët ekonomikë në Shqipëri dhe Kosovë janë përgjegjëse për kontejnerët, pa përmendur specifikisht dikë me emër.

Opozita, në anën tjetër, pretendon se kompania “Kurum International” ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon, ndërkohë që kompania “Sokolaj” ka shkelur ligjin, lidhur me transportin e mbetjeve toksike të rrezikshme.

Tags: anijaProkuroria e Durrësit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Serbia po rehabiliton krimet e luftës, heshtja e BE-së dhe ShBA-së është bashkëfajësi morale

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

Çfarë tha Thaçi për gazetën gjermane-intervista e plotë

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Sa do të kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Rrahje në Vragoli, arrestohen tre persona

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Zhduket një vajzë në Malishevë

Raportohet e zhdukur një vajzë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën