Një anije e Marinës meksikane në një vizitë ceremoniale në New York është përplasur në Urën e Bruklinit në Manhattan, raporton Anadolu.
Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve dhe burimeve lokale, anija që mbante një ekuipazh prej 277 personash, goditi kuvertën rrugore të urës, duke lënë të plagosur rëndë disa anëtarë të ekuipazhit.
Derisa ura qëndroi e hapur për trafikun e automjeteve, operacionet detare në zonë u pezulluan përkohësisht.
Një hetim për shkakun e përplasjes është duke u zhvilluar.