TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, pozitë dhe opozitë presin rezultate pozitive

by Tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, pozitë dhe opozitë presin rezultate pozitive

Pozitë dhe opozitë shprehen optimistë që Kosova do të anëtarësohen në Këshillin e Evropës gjatë këtij viti, derisa sot presin rezultate pozitive që raporti për Kosovën në KiE, të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Gjatë takimit që pritet të mbahet sot nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës,Deputetë nga partia në pushtet dhe të opozitës vlerësojnë se Kosova tashmë ka plotësuar gjitha kriteret që të anëtarësohet në këtë institucion.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli thotë se kanë mbështetje të mirë në Këshillin e Evropës, për çfarë thotë se presin rezultate të mira.

“Kosova tashmë ka plotësuar gjitha kriteret e nevojshme për t’u anëtarësuar. Kemi mbështetje të mirë në Këshillin e Evropës, kështu presim rezultate pozitive”, thotë Pacolli.

Edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë për KosovaPress, se tashmë Kosova e meriton të jetë pjesë në Këshillin e Evropës, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet.

“Kosova i ka plotësuar kriteret edhe ato që i ka pasur mëherët, por edhe këto kriteret politike që kanë qenë kohëve të fundit dhe Kosova e meriton të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, e ka merituar prej kohës. Megjithatë, vendimi është krejtësisht politik dhe varet se sa edhe institucionet tona kanë punuar, lobuar, janë përgatitur dhe janë në koordinim me shtetet anëtare të cilat kanë me pas pikën orientuese drejt anëtarësimit të Kosovës”, thotë Shala.

Se Kosova e ka vendin në Këshill të Evropës, e thotë edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj. Madje, sipas saj, ky proces është stërzgjatur.

“Kosova në të vetmin institucion që ka shpresuar që të anëtarësohet me vite ka qenë Këshilli Evropës, dhe arsyeja e vetme ka qenë për shkak të suspendimit të Rusisë pas luftës që ka ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës. Mirëpo, edhe ky proces është stërzgjatur, tashmë mbas implementimit të vendimit nga kryeministri, Kurti për tokat e Manastirit të Deçanit, ai e ka shkel këtë premtim që ka thënë se nuk do e zbatojë, mendoj se nuk duhet të ketë pengesa të tjera rreth anëtarësimit. Ne e kemi një delegacion në përbërje të të gjitha partive politike që po punon shumë në Këshillin e Evropës, që po lobojnë shumë…Po presim me pas përkrahje, po presim të anëtarësohemi, sepse në të kundërtën nuk do të kishte kuptim”, thotë Kadrijaj.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022. Ndërsa, zhvillimet e anëtarësimit në këtë organizatë u aktualizuan pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 13 mars, rreth pronave të Manastirit të Deçanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën