TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Anëtar i LVV-së në KQZ për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë: Është projekt për të cenuar integritetin e procesit

by Tëvë1
5 muaj ago
6
A A
Anëtar i LVV-së në KQZ për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë: Është projekt për të cenuar integritetin e procesit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve , Alban Krasniqi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka reaguar pas raportimeve për manipulim të mundshëm në numërimin e votave në Mitrovicën e Jugut, ku kandidati i LVV-së, Faton Peci është shpallur fitues ku, ka qenë në balotazh me Arian Tahirin.

Krasniqi ka mohuar kategorikisht se ka pasur ndonjë manipulim nga ana e përfaqësuesve të LVV-së në procesin zgjedhor.

“Absolutisht jo. Arsyeja pse po përhapen këto pretendime është e qartë – dhe përgjigjen më të saktë e më të lehtë mund ta marrin nga vetë anëtarët e tyre që janë në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, sepse ata e dinë shumë mirë si ka shkuar procesi,” ka deklaruar Krasniqi.

Ai shtoi se këto akuza po orkestrohen për qëllime politike, duke përmendur disa emra të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Besoj se kësaj situate po i kontribuojnë edhe vetë përfaqësues të tyre, përfshirë kryetarin Memli Krasniqi, por edhe me gjasë Sami Lushtakun. Kjo po shihet qartë si një projekt për ta cenuar integritetin e procesit dhe për të vënë në pikëpyetje vullnetin e qytetarëve për votën e lirë në balotazhin e 9 nëntorit,” ka theksuar ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se probleme teknike të ngjashme janë shfaqur edhe në komuna të tjera, përfshirë Gjakovën.

“Më lejoni t’ju them se probleme të tilla teknike janë shfaqur edhe në Komunën e Gjakovës, ku është hasur një kod i vendvotimeve të tjera. Edhe atje, çuditërisht, problemi është evidentuar menjëherë, por askush nuk e ka përmendur,” ka thënë më tej ai.

Sipas Krasniqit, të gjitha këto çështje janë pjesë e procesit normal teknik dhe nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Tags: LVVmitrovica e jugutteve1 info nata
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Islami: Përveç shantazhuese, Lista Serbe edhe agresive – po sulmon politikanët serbë të Kosovës

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën