TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Anësori belg i Milanit pranon transferimin te Bologna

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Anësori belg i Milanit pranon transferimin te Bologna

Pas disa ditësh reflektim, sipas “Sky Sport”, më në fund ka mbërritur “ok”-i  i Saelemaekers për transferimin te Bologna.

Tani të dy shoqëritë duhet të mbyllin marrëveshjen brenda pak orësh. Një largim që i lejon Milanit të zvogëlojë organikën pas ardhjeve të shumta, jo më pak se nëntë, në këtë sesion të tregut të transferimeve.

Pasi është marrë drita jeshile e lojtarit, siç u përmend, tani i takon Milanit dhe Bolognas të gjejnë një marrëveshje.

Kuqezinjtë insistojnë në përfshirjen e detyrimit për ta blerë, ndërsa klubi emilian preferon huazimin e thjeshtë.

Mbrojtësi belg iu bashkua kuqezinjve nga Anderlechti në janar 2020 në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Milani ushtroi verën e ardhshme klauzolën e blerjes.

Ai bëri 111 paraqitje në Serinë A, 30 prej të cilave sezonin e kaluar. Ka shënuar gjithsej 10 gola në të gjitha garat, të cilëve u duhet shtuar edhe 14 asistime.

24-vjeçari do të mund të luajë në krah te Bologna e Thiago Mottas në treshen pas sulmuesit të vetëm.

Megjithatë, në rastin e mbrojtjes me tre lojtarë, belgu mund të vendoset gjithashtu në korsi.

Anësori është gjithashtu pjesë e kombëtares me të cilën luajti disa segmente kohore marsin e kaluar në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, ndërsa në qershor qëndroi në stol si ndaj Austrisë ashtu edhe ndaj Estonisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trepça e dominon basketbollin, fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht

Trepça e dominon basketbollin, fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht

Me mungesa, por të motivuar te Drita për përballjen ndaj Celjes

Me mungesa, por të motivuar te Drita për përballjen ndaj Celjes

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Colturi e Shqipërisë, mbetet pa medalje në LOD “Milano Cortina 2026”

Colturi e Shqipërisë, mbetet pa medalje në LOD “Milano Cortina 2026”

Mehmeti: Nëse nuk zgjidhet Osmani, presidenti i ri duhet të jetë nga familja Jashari

Mehmeti: Nëse nuk zgjidhet Osmani, presidenti i ri duhet të jetë nga familja Jashari

Trepça e dominon basketbollin, fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht

Trepça e dominon basketbollin, fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht

“Është idiotësi” – Kim Mehmeti për vendimin e prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

“Është idiotësi” – Kim Mehmeti për vendimin e prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Kurti takohet me ambasadorin francez, Olivier Guérot

Kurti takohet me ambasadorin francez, Olivier Guérot

“Këndi i Kimit”- 18.02.2026

“Këndi i Kimit”- 18.02.2026

Zbulohen datat e festivalit “Sunny Hill 2026” në Prishtinë

Zbulohen datat e festivalit “Sunny Hill 2026” në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën