Besnik Hasi është favoriti kryesor për të mbetur trajner i skuadrës së Anderlechtit edhe sezonin e ardhshëm.
Klubi belg po mendon ta rinovoj kontratën me Hasin, përkundër faktit që shumë trajner kanë aplikuar për këtë pozitë.
Edhe pse Anderlechti nuk ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me të ardhmen e Hasit, ai pritet të konfirmohet në krye të ekipit gjatë ditëve në vazhdim.
Hasi u rikthye tek Anderlechti në muajin mars dhe me këtë skuadër kishte firmosur kontratë deri në fund të sezonit.
Vet Hasi, ditë më parë ka deklaruar se dëshiron dhe është i gatshëm ta vazhdoj bashkëpunimin me Anderlechtin, ekip të cilin e udhëhoqi drejt titullit të kampionit në sezonin 2013/14.