TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Analisti shqiptar: Për ta shmangur një turp kombëtar, Shqipëria duhet ta njoh gjenocidin serb në Kosovë

nga tëvë1
28 Gusht, 2024
0
A A
Analisti shqiptar: Për ta shmangur një turp kombëtar, Shqipëria duhet ta njoh gjenocidin serb në Kosovë

Autor: Bledë Krasniqi

Propozimi i deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu, u hodh poshtë nga votat e deputetëve të Partisë Socialiste, që përbëjnë shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një përgjigje për teve1.info, analisti nga Shqipëria Armand Plaka thotë se deputetët lanë një njollë në historinë e parlamentit shqiptar, dhe jo vetëm.

Sipas tij, grupet parlamentare nuk ishin në koordinim, gjë që do ta bëjë ngjarjen të shfrytëzohet në kontekste të ndryshme.

“Në sy ra moskoordinimi i grupeve parlamentare, duke ekspozuar edhe më shumë çarjen madje në vetë radhët e opozitës, sikurse u pa jo pak edhe shfrytëzimi maksimal deri në cinizëm, i zënkave të politikës së ditës duke dëmtuar jo vetëm një krah politik, një mazhorancë, por shumë më tepër se kaq në terma afatgjatë. Gjithashtu ngjarja do të shënjohet tashmë në arkivat diplomatike dhe do të jetë objekt kërkimi, studimi e reference edhe nga grupi përtej politikës, të cilat do kenë rast ta shfrytëzojnë mirë atë si fenomen e ashtu të lidhur në kontekste të ndryshme, edhe nga grupime apo shtet jo miqësore me shqiptarët”, tha ai.

Javën e kaluar, deputeti i PD-së Tritan Shehu kishte deklaruar në Tëvë 1 se rezoluta ishte menduar të nisej fillimisht për Kosovën, por që e njëjta ishte shumë voluminoze.

Për këtë nismë në lidhje me Kosovën, Plaka thotë se seanca e së mërkurës do i bëjë deputetët shqiptarë ta vendosin gishtin në kokë, sepse një rezolutë e cila nuk njeh krimet serbe të kryera në Kosovë, do të sillte pasoja të riparueshme në të ardhmen.

Plaka thekson se beson se mund të kalojë një rezolutë e tillë, për t’u shmangur, siç e quan ai, një turp kombëtar.

“Mendoj se seanca e djeshme do të bëjë që t’i vendosin mirë gishtin kokës të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të të gjitha grupimeve parlamentare, pasi në rast të kundërt, në një situatë të ngjashme ku objekt do të ishin krimet serbe në Kosovë, nuk do të kishte më vend për deklarata justifikuese e të fshehura në “handikapet teknike e procedurale” apo “qëllimet e ulëta politikës së ditës”, çka do ta nxirrte tërësisht “knock-down” këtë legjislaturë në Tiranë e do të sillte pasoja të pariparueshme në të ardhmen. Nisur nga sa më sipër mendoj se këtë radhë edhe nëse “për inat të njëri-tjetrit” nuk do ketë koordinim e bashkëpunim për të hartuar me konsensus paraprak një draft-rezolutë dinjitoze e më pas në union të shkohet edhe në votim, do të mund të kalohet një e tillë duke e pranuar të paktën inicimin e saj e më pas amendimin e votimin, duke shmangur kështu një turp kombëtar”, thotë ai.

Analisti Plaka shtoi se Shqipëria zyrtarisht e ka bërë punën e saj në arenën ndërkombëtare, duke votuar rezoluta ndërkombëtare, përkrahur akte juridike, politike e ushtarake në ndihmë të Kosovës përgjatë tre dekadave.

Marrë parasysh krijimin e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, pjesë e së cilës janë Shqipëria e Serbia, një rezolutë për të njohur gjenocidin serb në Kosovë, lehtë mund të konsiderohet se u prish punë dy vendeve.

Por, Plaka vlerëson se një gjë e tillë nuk do ndodhte, duke shtuar se bota e di lidhjen e Shqipërisë me Kosovën.

“Nuk mendoj se kjo do prishte marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi edhe vetë kryeministri Rama jo më shumë se një ditë më parë me rastin e regjistrimit të përpjekes së Prishtinës zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës, theksoi se “Serbia ka të drejtë të ketë mendimin e saj e për këtë më vjen keq, por ne jemi me Kosovën”. Nuk kemi pse fshihemi pra për një vendim apo mendim që fqinjët, e mbarë bota e di se ne e kemi të kristalizuar në lidhje me Kosovën (sikurse dhe thuajse mbarë bota e civilizuar), ndërsa kemi përkrahur vazhdimisht dialogun dhe jemi lëvduar për qëndrimet tona pajtuese në rajon. Historia nuk mund të zhbëhet, ndërsa duam të shkojmë përpara e kjo i duhet shpjeguar mirë edhe vetë Serbisë, sikurse edhe faktorit ndërkombëtar”, tha Plaka.

Tutje, ai potencoi se prapë se prapë nuk mund ta parashikojë me saktësi se çfarë do bënte mazhoranca shqiptare në lidhje me këtë iniciativë, “pasi do të duhej të mendohej mirë se si do ta shmangte sjelljen apo diskutimin e kësaj çështje në sallën e Kuvendit”.

Rezoluta për njohjen e gjenocidit të Srebrenicës u rrëzua në Kuvendin e Shqipërisë me 51 vota kundër.

E njëjta zgjoi debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe atyre në pushtet, të cilët nga foltorja e Kuvendit shkëmbyen akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit në raport me qëndrimet ndaj luftës në Bosnje e Hercegovinë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X