TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Analistet thonë se PDK dhe LVV janë dakorduar për shpërndarje të Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka thënë mbrëmë në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 se javën e ardhshme ka gjasa që mund të shpërndahet Kuvendi i Kosovës. Ajo tha se për këtë duhet të kenë koordinim me shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së. E sipas analistëve, PDK e LVV me shumë gjasë kanë arritur një dakordim për bashkim të votës, pas kalimit në parlament të marrëveshjeve ndërkombëtare.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
KDI: Të miratohet ligji që çel kuletat e partive politike

Në fillim të javës së ardhshme ka gjasa që të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

Kjo pas nismës që ka ndërmarrë Partia Demokratike e Kosovës.

Një gjë të tillë e konfirmoi mbrëmë në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu – Shoshi.

Por për këtë ajo tha se duhet të kenë koordinim me shefat e grupeve parlamentare.

“Besoj se gjasat reale janë që të ndodhë, por duhet të kemi koordinim me shefat e grupeve parlamentare si të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ashtu edhe të Lidhjes Demokratike”, ka thënë ajo.

E sipas saj, data të mundshme për zgjedhje të reja mund të jenë 30 qershori dhe 7 korriku e më së largu më 14 korrik.

“Na duhet 80 vota dhe një gjë e tillë do të ishte në të mirë të vendit tani për tani… Data të mundshme për zgjedhje të reja mund të jenë 30 qershori apo 07 korrik, më e largëta 14 korrik. Çdo datë që shtyhet më vonë se këto të propozuara, ne si PDK nuk e vlerësojmë që ia vlen të kemi zgjedhje në vendin tonë, pasi e kemi parasysh që korriku dhe gushti janë pushim e pastaj mbesin edhe tre muaj që ligjërisht do të duhej të thirr presidentja zgjedhje të rregullta”,ka deklaruar ajo.

E sipas analistit politik, Fidan Ukaj, duket se ka pasur një dakordim mes LVV-së e PDK-së për bashkim të votës.

“Me gjasë do të jetë kjo javë ose java tjetër brenda këtij muaji. Me gjasë ka pasur një akordim mes dy partive që pas kalimit në parlament të marrëveshjeve ndërkombëtare kërkesë që ka qenë nga LVV, siç duket kërkesa e PDK-së që të shkohet në proces të ri zgjedhor ka hasur mirëkuptim të LVV-së dhe do të ketë një bashkim të votës në mes të këtyre partive dhe një shpërndarje të kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Gatishmëri për proces të ri zgjedhor kanë treguar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mirëpo sipas tyre, shpërndarjes së Kuvendit duhet t’i paraprijë shkarkimi apo dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

Pa LDK-në dhe AAK-në, PDK-së e LVV-së u duhen votat e së paku 6 deputetëve të komuniteteve, që ende janë të papërcaktuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën