TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Analistët i cilësojnë reagimet e ShBA-së dhe BE-së si presion ndaj shtetit të Kosovës

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
1
A A
Analistët i cilësojnë reagimet  e ShBA-së dhe BE-së si presion ndaj shtetit të Kosovës

Brenda pak ditësh u zhvilluan disa aksione.

E nga këto, Qeveria e Kosovës mbylli institucionet e administruara nga Serbia, në Dragash, Pejë, Istog e Klinë.

Ndërsa në kryeqytet u bastis një OJQ serbe me dyshimin me veprimtari të jashtëligjshme.

E në kufi u sekuestrua një veturë që transportonte dinarë nga Serbia në Kosovë,  pasi hyri në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, që në treg e vetmja monedhe qarkulluese të jetë euro.

Për këto veprime, ndërkombëtarët u shprehën të shqetësuar.

Madje ata bënë thirrje që këto çështje të trajtohen përmes dialogut.

Mirëpo sipas ish-ministres për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për të gjitha këto ka një marrëveshje që është nënshkruar.

“Është mjaft paradoksale që të shohim BE të kërkojë përgjigjet dhe të kërkojë adresimin e këtyre çështjeve në dialog, ndërsa këto çështje janë trajtuar në dialog dhe kemi marrëveshje për secilën nga to, pikërisht përmes dialogut të fascilituar nga BE”, ka deklaruar ajo.

Haradinaj-Stublla thekson se gishti i fajësimit për këtë situatë duket të kthehet kah Bashkimi Evropian.

“Zgjidhjet dhe përgjigjet duhet të jenë dhe fajësimet tek sirtarët e BE-së që nuk kanë një mekanizëm të mbikëqyrës për zbatimin e marrëveshjeve, e jo te Kosova që po dëshiron të avancojë rendin e ligjin dhe të shtrijë sovranitetin e saj në gjithë territorin e saj”, tha ajo.

Ndërsa analisti Tomorr Avdia, reagimet e ndërkombëtarëve i cilëson presion ndaj shtetit të Kosovës.

“Është një reagim i cili shkon i një lloj presioni që i bëhet institucioneve tona, qeverisë sonë dhe shtetit tonë për të marrë vendime të cilat shkojnë kundër ligjit dhe anti-kushtetuese”, tha ai.

Sipas Avdiajt, presioni që po shkaktohet ndaj Kosovës është për të arritur një qëllim të dytë, atë të Asociacionit.

Megjithatë sipas tij, Kosova e gëzon një lloj mbështetje e cila ende nuk është bërë publike, atë të faktorit britanik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën