TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Analistët: Dialogu duhet të përfundojë në gjashtë muajt e parë të 2024-ës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Analistët: Dialogu duhet të përfundojë në gjashtë muajt e parë të 2024-ës

Serbia nuk ka vullnet që procesi i dialogut të përfundojë, pasi ajo e përdorë këtë çështje për të destabilizuar Kosovën, po vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend.

Sipas tyre, Serbia me vetëdije po bëhet pengesë e përfundimit të dialogut dhe se vetëm një presion më i madh dhe sanksionim nga ndërkombëtaret, do të ndryshonte qëndrimin e saj.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, tha se shteti serb nuk ka vullnet që ta zgjidh çështjen e dialogut, për të penguar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin  në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka thënë se problem në procesin e dialogut është edhe që Bashkimi Evropian nuk e trajton Kosovën si shtet të barabartë, prandaj sipas tij, vetë BE-ja ka inkurajuar pretendimin nacionalist dhe imperialist serb.

“Pa dyshim që çështja e dialogut është çështja më e rëndë për Kosovën që nga viti 2011 e këndej. Ashiqare që Serbia nuk ka vullnet që të zgjidhë këtë problem por e shfrytëzon dialogun për të penetruar në Kosovë, për ta mbajtur Kosovën jo stabilitet permanent, për të penguar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Që nga fillimi ka qenë heqje  tërë procesit i dialogut edhe për një arsye, për arsyen e thjeshtë që BE-ja si ndërmjetës nuk e pranon Kosovën si shtet dhe duke i trajtuar paletë si të pa barabarta në dialog e ka inkurajuar pretendimin nacionalist dhe imperialist serb”, tha ai.

Krasniqi tha se vetëm nëse rritet presioni ndaj Serbisë duke vendosur sanksione, me izolim ndërkombëtare dhe me presionin e ShBA-së dhe NATO, ajo do ta ndryshonte qëndrimin.

Por ai tha se me qëndrimin që ka BE-ja ndaj Kosovës, me mosnjohjen e pesë shteteve, e në anën tjetër me favorizimin e shtetit serb, Serbia nuk ka fare arsye që të ndryshojë qëndrimin ndaj dialogut.

“Nëse do të rritje presioni i vërtet ndaj Serbisë për shembull me sanksione, me izolim ndërkombëtare dhe me presionin e ShBA-së dhe NATO ajo mbase do ta ndryshonte qëndrimin. Por më këtë qëndrim që ka BE-ja ku pesë shtet nuk e njohin Kosovën dhe e trajtojnë me inferioritet, ndërsa në Serbi ka investime robuste ekonomike të Gjermanisë dhe shteteve të tjera Evropiane, Serbia nuk ka fare arsye që të ndryshojë qëndrimin ndaj dialogut dhe as ndaj Kosovës, pra as ndaj atij roli destabilizues që ka në rajon edhe ndaj Bosnjës dhe ndaj Malit të Zi e veçanërisht ndaj Kosovës”, tha ai.

Analisti politik, Gazmir Raci, tha se kthesa më e madhe në dialogun me Serbinë ka ndodhur nga sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës, me këtë rast ai ka thënë se është demaskuar Serbinë në sytë e BE-së.

“Ky dialog ka pasur sfidat, ka pasur ngritjet edhe zbritjet gjatë këtij viti, por kthesa më e madhe ndodhi me sulin terrorist dhe agresionin serb me 24 shtator. Unë besoj që ai sulm e demaskoj Serbinë e vërtet edhe në dialog sepse përfundimisht tashmë shtet kryesore të BE-së po ja kërkojnë Serbisë edhe njohjen de-facto ndaj Kosovës. Ky vit merr për bazë edhe sfidat që ka pasur Kosova në aspektin e sigurisë në pjesën veriore e që kanë pasur ndërlidhje edhe me dialogun Kosovë-Serbi. Natyrisht edhe me zbatimin e marrëveshjeve siç ishte marrëveshja për targat”, tha ai.

Raci ka thënë procesi i dialogut me Serbinë do të duhej që të përfundonte në gjashtë mujorin e parë të viti të ardhshëm, kjo pasi, në shumë vende të BE-së nga viti 2025 do të ketë zgjedhje.

“Unë besoj që deri në pranverën e viti të ardhshëm ky dialog duhet të ketë një epilog të qartë dhe të përfundoj sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të duhej që të përfundonte në gjashtë mujorin e parë të viti të ardhshëm sepse pastaj hymë në një cikël të ri të zgjedhjeve në disa vende të BE-së dhe në fillim të viti tjetër, në vitin 2025 kemi zgjedhjet e ShBA-së”.“Natyrisht që edhe Kosova që në shkurt të viti 2025 i ka zgjedhjet parlamentare, por synimet do të duhej të ishin të vetë faktorit ndërkombëtar që ta zgjidhnin këtë problem momentalisht në këtë fazë në mënyre që të hapet perspektiva për anëtarësim për gjithë gjashtë shtet e rajonit të Ballkanit Perëndimorë”, tha ai./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën