Lojtaret e huaja, kanë dominuar edhe në “Top 5” të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Amerikania e KB Peja 03, Brailyn Joseph është shpallur “MVP” pasi ndihmoi ekipin e saj ta mposht Prishtinën në kryeqytet me shifrat 79:71, duke realizuar 21 pikë, 19 kërcime dhe 3 asistime.
Pjesë e ekipit më të mirë të xhiros është edhe Jayla Johnson që regjistroi 28 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Caterrion Thompson e Bashkimit pati 37 pikë e 4 kërcime në triumfin 88:65 ndaj skuadrës Junior 06.
Vend në “Top 5”, kanë zënë edhe dy basketbollistet e Penzës, ekip që mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultatin 77:63.
Saranda Daci kontribuoi me “triple-double” prej 13 pikëve, 19 kërcimeve e 10 asistimeve kurse Jeanae Terry shtoi 24 pikë, 10 kërcime e 6 asistime.
Në tabelë, prinë Bashkimi me 15 pikë, i ndjekur nga Peja 03 me 14 dhe skuadra e Penzës që ka 13 pikë pas tetë javëve të zhvilluara në basketbollin e femrave.