Me 91 vota për dhe një kundër, ShBA-të i dhanë dritën jeshile liderëve në Helsinki dhe Stokholm të cilët pritet që këtë pranverë t’i bashkohen aleancës, si përgjigje ndaj fushatës agresive ndërkufitare të Rusisë, shkruan Washington Post.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Charles Schumer e quajti votimin “një sinjal për Rusinë”.
Pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, i cili ende duhet të finalizohet nga disa vende të tjera anëtare, do të rriste asetet ushtarake të aleancës, veçanërisht pasi arsenalet e konsiderueshme të artilerisë, avionëve luftarakë dhe armëve detare të dy vendeve janë tashmë të pajtueshme me sistemet e NATO-s.