TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ambasadori italian: Letra e Gërvallës e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Ambasadori italian: Letra e Gërvallës e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese

Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i propozuar të enjten në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kështu bën të ditur ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, për çka potencon se letra me të cilën deklarohej qëllimi për të dërguar një draft statut të ri nuk mund të merret seriozisht në konsideratë, nëse nuk ndahet me të gjitha palët e interesuara.

Ndër të tjera, ambasadori italian thotë se pavarësisht që Kosova e ka humbur aktualisht momentumin për anëtarësim në KiE, ka ende mundësi të tjera për të rikuperuar këtë rrugëtim.

“Problemi është se cili draft duhet të dërgohet. Ai që është shpallur nga Ministria e Jashtme nuk mund të konsiderohet i vlefshëm për ne. Ne kishim një draft të propozuar nga Bashkimi Evropian, të cilin e kishin parë si Kosova, ashtu edhe Serbia. Ky draft nuk ishte hedhur poshtë. Pra, natyrisht, tani jemi në pritje të kuptojmë se çfarë synon të bëjë Qeveria e Kosovës me propozimin që Bashkimi Evropian dhe QUINT-i i kanë dhënë Qeverisë”, thotë De Riu.

Përveç këtyre, De Riu thotë se dërgimi i propozimit të draft statutit për Asociacionin nga Gërvalla, nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe në rrethanat aktuale.

“Letra me të cilën deklarohej qëllimi për të dërguar një statut të ri nuk mund të merret seriozisht në konsideratë nëse nuk ndahet me të gjitha palët e interesuara. Ishte në dialogun e lehtësuar, pra ishte në radhë të parë Bashkimi Evropian dhe natyrisht edhe Serbia. Dërgimi në Këshillin e Evropës nuk mendojmë se ka një rëndësi të madhe në këtë moment aktual”, potencon De Riu.

Ani pse Këshilli i Evropës nuk e vendosi Kosovën në agjendën e paralajmëruar për anëtarësim më 17 maj, De Riu thotë se është diçka e rikuperueshme dhe se ka ende mundësi të tjera për të shkuar përpara në këtë rrugëtim.

“E ka humbur tani për tani, por le të themi që është lehtësisht i rikuperueshëm, ka ende mundësi për momente të tjera për të rikuperuar këtë rrugëtim”, shprehet De Riu.

Përveç tjerash, ambasadori i Italisë në Kosovë, De Riu për KP potencon se me praninë e KFOR-it dhe vetë 900 trupave italianë, Kosova nuk duhet të shqetësohet për sigurinë e saj.

Ai thotë se prania e trupave italianë dhe angazhimi i tyre i rëndësishëm brenda KFOR-it, garantojnë sigurinë e Kosovës.

“Ne jemi këtu për të garantuar sigurinë e Kosovës. Për aq kohë sa do të jetë KFOR-i, për aq kohë sa angazhimi italian do të jetë kaq i rëndësishëm brenda KFOR-it, Kosova nuk do të duhet të shqetësohet për sigurinë e saj”, thotë De Riu.

 

 

 

Tags: Antonello De RiuBEdonika gervalla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Vota për nënkryetar Kuvendi nuk merr as Stefan Kovaqeviq

Vota për nënkryetar Kuvendi nuk merr as Stefan Kovaqeviq

As Bransilav Nikoliq s’i merr votat për nënkryetar

As Bransilav Nikoliq s’i merr votat për nënkryetar

Dështon të zgjidhet Miljana Nikoliq nënkryetare e Kuvendit

Dështon të zgjidhet Miljana Nikoliq nënkryetare e Kuvendit

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Anglia publikon listën për ndeshjet e muajit tetor

Tuchel kapet me tifozët: Ishin shumë të heshtur!

Vota për nënkryetar Kuvendi nuk merr as Stefan Kovaqeviq

Vota për nënkryetar Kuvendi nuk merr as Stefan Kovaqeviq

Cole Palmer jashtë fushave deri në nëntor

Cole Palmer jashtë fushave deri në nëntor

As Bransilav Nikoliq s’i merr votat për nënkryetar

As Bransilav Nikoliq s’i merr votat për nënkryetar

Foda zbulon listën e Kosovës kundër Islandës, mungon Zhegrova, tre emra të rinj

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën