Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar familjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, për të shprehur ngushëllime.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se autorët duhet të dalin para drejtësisë si dhe ka përgëzuar Policinë e Kosovës për performancen e guximshme.
Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator nga një sulm terrorist i një grupi të armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Today, I paid a visit to the home of the late Sergeant Afrim Bunjaku in the village of Samodreza to express my sincerest condolences to his family for their loss. The perpetrators must be brought to justice. I salute the Kosovo Police for its courages performance. pic.twitter.com/pg2qOg6Z2j
— Ambassador of Sweden to Kosovo (@AmbSwedenKosovo) September 26, 2023