TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadori francez: Kushtetuta dhe dialogu, çelësi i së ardhmes së Kosovës

by TËVË 1
2 muaj ago
0
A A
Ambasadori francez: Kushtetuta dhe dialogu, çelësi i së ardhmes së Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka theksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat në formimin e institucioneve funksionale në vend, duke i cilësuar ato si një fatkeqësi që po pengon zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ambasadori i Francës në Kosovë, tha se Gjykata Kushtetuese është një nga shtyllat e Republikës së Kosovës dhe ka fituar respekt të madh në arenën ndërkombëtare, duke u pranuar si anëtare e plotë në Shoqatën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese dhe në Shoqatën e Gjykatave Kushtetuese frankofone.

Guerot u bëri thirrje institucioneve vendore që të ruajnë dhe të respektojnë pavarësinë e saj, pasi sipas tij kjo është thelbësore për funksionimin demokratik të shtetit.

“Do të ftoja institucionet që të vazhdojnë të respektojnë pavarësinë e gjykatës. Gjykata është një nga shtyllat e Republikës së Kosovës dhe për këtë kanë mbështetjen tonë të plotë”, tha ai pas ngjarjes së Qendrë Mediale në Çagllavicë e organizuar me temën “Dezinformimi dhe lajmet e rreme në fushatat zgjedhore – si të mbrohen votuesit dhe të ruhet procesi demokratik”, tha ai.

Duke folur për situatën aktuale politike, Guerot u shpreh se mungesa e institucioneve të reja ka krijuar pengesa serioze për realizimin e projekteve ndërkombëtare, përfshirë ato të Agjencisë Franceze për Zhvillim, që kanë për synim mbështetjen e Kosovës në tranzicionin energjetik dhe përgatitjen për Lojërat Mesdhetare.

“Mendoj se është fatkeqësi që jemi në këtë situatë. Kosova nuk është i vetmi vend ku ekziston një qeveri në detyrë. Në vendin tim aktualisht kemi një kryeministër, por jo një qeveri të re të emëruar plotësisht, dhe ka shumë vende në Evropë në një situatë të ngjashme. Nuk është një situatë e mirë për asnjë vend dhe as për Kosovën…Por tani jemi pak të bllokuar, sigurisht, sepse Kushtetuta e Kosovës thotë se çdo marrëveshje ndërkombëtare me implikime financiare duhet të ratifikohet nga Kuvendi, dhe ne nuk kemi një Kuvend që mund të funksionojë. Pra, të gjitha përpjekjet tona, jo vetëm të Francës, por duke folur për përpjekjet franceze, janë ngadalësuar nga kjo”, tha ai.

Ai theksoi se pavarësisht bashkëpunimit teknik me qeverinë në detyrë, mungesa e një Kuvendi funksional ka bllokuar procedurat e ratifikimit për marrëveshjet me implikime financiare, ashtu siç kërkohet nga Kushtetuta.

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori theksoi se kjo është mënyra e vetme për të arritur progres dhe vlerësoi udhëheqjen e këtij procesi nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se ata që e quajnë dialogun të “vdekur” në fakt po promovojnë mungesën e përparimit.

Ai rikujtoi se BE-ja, së bashku me shtetet anëtare si Franca, mbetet platforma më e rëndësishme për adresimin e çështjeve ndërmjet palëve dhe se angazhimi diplomatik është i domosdoshëm për të garantuar stabilitet dhe integrim.

Sipas tij, marrëdhëniet me qeverinë aktuale ekzistojnë në nivel pune, por që kërkojnë një partner institucional të plotë për të avancuar më tej projektet dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Tags: kushtetutaOlivier GuerotTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi: Ndaj Serbisë duhet presion ndërkombëtar për çështjen e Luginës

​Kamberi ngre zërin në Parlament serb për bllokimin e Fondit të Kosovës për shqiptarët e Luginës

Punëtorët e “Trafikut Urban” optimist se nesër do u bëhet një zgjidhje

Kryeqyteti i hap rrugë rikthimit të transportit publik

​Vuçiq bie në gjunjë: Dje i kam lutur amerikanët, sot po kërkoj prej tyre

​Vuçiq bie në gjunjë: Dje i kam lutur amerikanët, sot po kërkoj prej tyre

Nuk tërhiqen nga kërkesat – protestë pesëorëshe e punëtorëve të “Trafikut Urban”

Nuk tërhiqen nga kërkesat – protestë pesëorëshe e punëtorëve të “Trafikut Urban”

Kamberi: Ndaj Serbisë duhet presion ndërkombëtar për çështjen e Luginës

​Kamberi ngre zërin në Parlament serb për bllokimin e Fondit të Kosovës për shqiptarët e Luginës

Punëtorët e “Trafikut Urban” optimist se nesër do u bëhet një zgjidhje

Kryeqyteti i hap rrugë rikthimit të transportit publik

​Vuçiq bie në gjunjë: Dje i kam lutur amerikanët, sot po kërkoj prej tyre

​Vuçiq bie në gjunjë: Dje i kam lutur amerikanët, sot po kërkoj prej tyre

Nuk tërhiqen nga kërkesat – protestë pesëorëshe e punëtorëve të “Trafikut Urban”

Nuk tërhiqen nga kërkesat – protestë pesëorëshe e punëtorëve të “Trafikut Urban”

Harta politike pas zgjedhjeve lokale, LVV e LDK fitojnë nga 7 komuna

LDK: LVV po trillon merita për një proces që e ka bllokuar

A do të qëndrojë Bitcoin mbi 90 mijë dollarë

A do të qëndrojë Bitcoin mbi 90 mijë dollarë

Auto Draft

Në ditën e forcës, FSK zbulon artilerinë e rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën